Ndoka, “gozhdon” drejtuesit e QSUT
Sonila Isaku
Mosfunksionimi i skanerit ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ka detyruar ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, qe te leshoje nje lume kritikash per drejtuesit e ketij institucioni. Mungesen e llambes, qe ve ne pune kete aparature, Ndoka e ka quajtur si dicka shume te rende dhe qe ceshtja nuk eshte zgjidhur. “Eshte e pafalshme qe prej dy muajsh ju ende nuk keni arritur te zgjidhni problemin e nje llambe skaneri. Dhe kur dihet qe ju keni nje buxhet me vete, nderkohe qe keni struktura me vete dhe zbatoni ligje te nje shteti”, deklaroi dje Ndoka, gjate analizes vjetore ne QSUT. E ndersa kreu i Shendetesise ka kerkuar qe ky problem te zgjidhet menjehere, drejtuesit e QSUT-se ende nuk e dine se sa eshte vlera reale e nje llambe qe te vere ne funksionim skanerin. “Ofertat qe na kane ardhur kane qene te ndryshme, ne ende nuk e dime se cila eshte vlera reale e kesaj pjese te aparatures. Nga ofertat kemi mesuar qe cmimi mund te shkoje deri ne 160 mije euro”, sqaroi drejtori i QSUT-se, Mati Pepa.
Problemin e blerjes apo edhe te riparimit te aparaturave, drejtuesit e QSUT-se e kane lidhur edhe me buxhetin e paket, i cili shpeshhere ka cuar edhe ne deshtimin e tendereve. “Ajo qe une do te kerkoja do te ishte qe Qendra Spitalore “Nene Tereza” duhet te marre nje status tregtar dhe jo buxhetor. Pra, ne te kemi mundesine e ofrimit te sherbimit, pageses per to dhe perdorimin e fondeve per nevojat e spitalit, sic jane edhe keto blerje te rendesishme ne aparatura”, vazhdoi kerkesat Pepa. Sipas tij, buxheti qe i akordohet ketij institucioni asnjehere nuk eshte i mjaftueshem per perballimin e shpenzimeve. Edhe kete vit eshte kerkuar nje fond shtese per perballimin e shpenzimeve te institucionit.
Ministri Ndoka u ka kerkuar mjekeve te QDUT-se se nuk duhet te injorojne kritikat
qe u adresohen per rastet e abuzimeve apo te gabimeve ne ushtrimin e profesionit. Nga ana tjeter, kreu u Shendetesise premtoi mbeshtetjen e ministrise qe ai drejton per kete spital, sidomos ne drejtim te privatizimit te shume sektoreve te tjere, vec hotelerise apo ushqimit.
Skaneri, 3 muaj i prishur
Skaneri ne pavijonin e ekografise ka me shume se tre muaj qe eshte prishur, per shkak te llambes kryesore, e cila ka mbushur oret e punes. Ndonese kjo aparature eshte e vetmja nga lloji ne vendin tone, ende nuk eshte bere e mundur blerja e nje pjese te re zevendesuese. Kane qene mediat, te cilat kane ngritur problemin e mungeses se skanerit dhe radheve te gjata te skaneri i vjeter i QSUT-se. Nderkohe qe shume paciente duhet te drejtohen klinikave private per te kryer keto lloj ekzaminimesh. Ne QSUT nje kontroll ne skaner kushton rreth 20 mije leke per te pasiguruarit dhe vetem 2 mije leke per ata qe jane te pajisur me libreze shendetesore dhe paguajne sigurimet shendetesore. Ndersa ne klinikat private, ku keto sherbime kryhen pa radhe dhe lista, kushtojne disa here me shtrenjte.