Liria fitohet!
Nga Albin Kurti
Sundimi nderkombetar ne Kosove i ka suspenduar konventat nderkombetare. Policet, gjykatesit, dhe zyrtaret e UNMIK-ut nuk i nenshtrohen ligjit qe e zbatojne mbi ne. Pra, qenia e ketij sistemi politik e ben te mundur krimin e pandeshkuar, nderkaq projekti i tyre politik e ben krimin te domosdoshem mbi popullin tone. Dy milione e gjysme njerez ne Kosove nuk mund ta shprehin vullnetin e tyre. Atyre iu mohohet vullneti per liri, sovranitet e pavaresi. Kjo do te thote qe 2 milion e gjysme njerez ne Kosove jane ne burg. Nderkaq, pushteti e luan rolin e gardianit i cili ka per detyre te siguroje qe i burgosuri te mbetet ne burg.
Zgjatja e sundimeve te tilla burokratike nderkombetare ne Kosove eshte e njejte me ate mjekun e keq, i cili ne rastin me te mire pacientit ia zgjat jeten pa shendet. Pra ta zgjat jeten, por pa shendet. Ne vitin 1974 qellimi per republiken e Kosoves u pat zevendesuar me autonomi; ne vitin 1991 nevoja per lufte clirimtare u pat zevendesuar me rezistence paqesore; ne vitin 1999 clirimi i Kosoves ishte zevendesuar me terheqje te pjesshme te trupave serbe prej Kosoves; dhe tash kemi zevendesimin e llojit me te ri, ku berja e pavaresise po zevendesohet me shpalljen e pavaresise, e cila vazhdimisht zmbrapset pa kthim.
Kjo shpallje e pavaresise eshte ne fakt shpallje e propozimit te Ahtisaarit, qe Kuvendi i Kosoves e beri marreveshje, gje qe paraqet nje cmim tmerresisht te larte per nje pavaresi te cunguar e te brishte. Pra nuk po e shpallin pavaresine, por po e shpallin propozimin e Ahtisaarit. E ka nje gje ne kete jete e ne kete bote qe nuk ka zevendesim, e kjo eshte pikerisht liria. Nuk mund t’i thuhet dikujt lere lirine e merr dicka tjeter. Ka dicka ne kete bote e ne kete jete qe nuk mund te shtyhet. Kjo eshte perseri liria - nuk mund t’i thuash dikujt do te jesh i lire pak me vone. E kjo po ngjan pikerisht me menyren qysh po na e trajtojne lirine, jo vetem burokratet nderkombetar, por edhe politikanet vendor. Keta po thone se po e shtyjme jo kete date, por ate date, aq me teper qe nuk behet fjale per ate qe kane rene me mijera e mijera deshmore pergjate shekullit XX, e deri ne ditet e sotme por per nje zgjidhje te cunguar e cila nuk eshte as gjysma e asaj per te cilen ne jemi sakrifikuar.
Por shtrohet pyetja - si behet qe njerezit e njejte na genjejne njejte me genjeshtren e njejte? Dhe ne, njerezit e njejte qe jemi poshte, vazhdojme njejte t’iu besojme atyre duke e shnderruar mashtrimin e tyre ne vetemashtrim. Pse fatkeqesisht shumica e njerezve ne Kosove vazhdojne ta ushqejne veten e tyre me iluzione? Ne burg aty ka pak vend por shume kohe, aty mund te mendosh shume. Dhe asgje nuk me ka preokupuar me shume se kjo pyetje, pergjigjen e se ciles e gjeta prape brenda burgut. Nese shkoni ne burgun e Prizrenit aty jane 129 te burgosur. Te gjithe besojne qe do te lirohen ne muajin shkurt. Cdonjeri e genjen veten. Eshte ne natyren e te burgosurit, ne natyren e njeriut i cili s’beson qe ka mundesi tjera dhe nuk beson ne fuqine e vet, qe zgjidhja i vjen se shpejti nga jashte dhe prej lart. Pra, ky eshte edhe problemi i popullit tone, qe fatkeqesisht vazhdon te besoje me vullnet te shtypur. Por nuk jane te gjithe keshtu. Ka disa e qe vazhdimisht po rriten, e te cilet deshiren per vetevendosje e kane bere vullnet per vetevendosje, e te cilet durimin, pritjen, shpresat, i kane shnderruar ne angazhim, aksion e veprim.
Dhe keshtu vijne ne demonstrata te Levizjes VETEVENDOSJE! te cilat kane treguar se nuk ia vlen te pritet e te durohet, por duhet medoemos te angazhohemi. Sovraniteti, liria, pavaresia, nuk jane te veshtira, permbushjen e te cilave duhet ta drejtojme me te drejta qe na takojne dhe te cilat nuk na i jep askush. Te cilat duhet t’i fitojme nese i marrim. Jane dy rruge te mundshme: ose ballafaqim, ose nenshtrim. Arben Xheladini, Mon Balaj e Levizja VETEVENDOSJE! qe keta te dy i konsideron si pishtare te lirise, konsideron se ne fakt ka vetem nje rruge: ballafaqimi. Perballe nesh jane politikanet. Ata jane njerez te nenshtruar, te cilet perpiqen t’i nenshtrojne edhe te tjeret. Liria nis pikerisht me refuzimin e ketij nenshtrimi. Ketij nenshtrimi qe na vjen si oferte prej lart. Keta qe jane lart e kane pranuar propozimin e Ahtisaarit, duke e bere marreveshje te institucioneve te Kosoves me faktore te rendesishem nderkombetar, dhe ne kete menyre kane bere dicka te pafalshme.
Ne menyre retroaktive justifikuar strukturat e Serbise, e te cilat Serbia i ka ushqyer per gati 9 vite ne Kosove. Me vete faktin qe e kane pranuar kete propozim te Ahtisaarit, ata kane thene se strukturat e Serbise kane bere mire qe kane qendruar tash nente vite. Ne nuk mund te pajtohemi me kete cfare po ndodh dhe s’do te pajtohemi kurre. Mirepo, mbi bazen ne te cilen do te organizohemi e mobilizohemi per ta kundershtuar do te arrijme jo vetem ta ndalim por edhe procesin politik ta drejtojme ne nje kurs te duhur. E ky kurs eshte kursi ne te cilin jo kufijte dhe territoret te percaktojne fatin e popullit, por populli ta percaktoje fatin e territorit dhe kufijve te vet. Mon Balaj dhe Arben Xheladini jane dy deshmore te cilet jane shume te vecante. Me kalimin e kohes renie a tyre do te marre gjithnje e me shume kuptim. Kur te fillojne keto qeverite e vazhdueshme qe zgjidhen me konkurs ta realizojne ne terren Pakon e Ahtisaarit, atehere secili prej nesh, e dikur te gjithe ne do ta kuptojme pse ne fakt rane keta dy deshmore. Do ta kuptojme ne menyre te plote renien heroike te tyre. Per keso vdekje dhe per kesi renie sigurisht se ia ka vlejtur jeta.
Lavdi Mon Balajt dhe Arben Xheladinit!
Lavdi te gjithe deshmoreve te Kombit!
Shenim i redaksise: Opinionet e shprehura ne faqen on line, nuk perfaqesojne domosdoshmerisht qendrimin e gazetes “Koha Jone”.