E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e certifikatave, makth per qytetaret

Te marresh nje certifikate apo dokument tjeter ne zyrat e gjendjes civile, prane njesive bashkiake, ka kohe qe eshte kthyer ne nje makth te vertete. Pa pyetur ende se c’sherbim kerkon nje banor ne kete zyre, punonjeset duan te dine nese i interesuari i ka paguar detyrimet tatimore. Pa marre parasysh faktin nese nje banor ka mundesi qe t’i paguaje ose jo, problem perben fakti nese ai ka emergjence per t’u pajisur me nje dokument. Teksa presin qe te marrin certifikata ne ambientet e Njesise Bashkiake nr.1 dhe nr.2, qytetaret shprehen se u eshte dashur te presin me dite te tera per t’u pajisur me ate dokument. Teksa qytetare ankohen, punonjeset e gjendjes civile nuk ngurrojne te pergjigjen me arrogance se ata nuk kane paguar ende taksat per vitin 2007, dhe se ketu nuk behet fjale per emergjence. Ndersa qytetaret e shohin te pavend kete menyre te mbledhuri te taksave, e cila u duket paksa e “dhunshme”. Madje, ata shprehen se te afermve te tyre emigrante u jane rrezikuar t’u digjen dokumentet per shkak te nje dokumenti te tille, i cili nuk u eshte dhene nga punonjeset e gjendjes civile, pa paguar me pare taksen e pastrimit, te gjelberimit dhe ate te baneses. 11 njesite bashkiake ne kryeqytet vazhdojne ende te mbledhin taksat e vitit 2007, ndersa thone se shume shpejt do te fillojne edhe me mbledhje per kete vit. Me vendim te Keshillit Bashkiak, keto njesi u percaktua nje vit me pare si agjente tatimore ne mbledhjen e taksave vendore per subjektet familjare. Por, deri tani, njesite nuk e kane permbushur rolin e tyre si agjent i mirefillte tatimor, pasi kane mundur qe te mbledhin nje sasi mjaft modeste te taksave. Realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne total per vitin e kaluar nuk ka qene ne ate mase qe pritej. Edhe pse Bashkia e Tiranes urdheroi mbledhjen e tyre ne menyre “te dhunshme”, pra duke mos u dhene dokumente nga njesite bashkiake pa paguar detyrimet vendore, serish masa e mbledhjes se tyre ka qene e ulet, ne masen rreth 60 per qind ndaj planit te te ardhurave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›