E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e uljes së borxhit publik

Parlamenti grek aprovoi dje planin e shkurtimeve të nevojshme për të përballuar krizën ekonomike që ka goditur vendin. Vendimi u shoqërua nga manifestime dhe protesta të dhunshme nga popullata. Greqia nuk kishte alternativa për të marrë borxhin nga institutet ndërkombëtare, të cilët vendosën kritere shumë të ashpra për lëshimin e financimeve.

Pa borxhet, Greqia nuk do kishte burime të mjaftueshme për të përballuar interesat e larta të borxhit publik. Shumë analistë mendojnë se masat e marra nuk do të jenë të mjaftueshme dhe se pa reforma strukturale serioze shteti do të shkojë drejt falimentimit. Problemi i Greqisë, në përmasa të ndryshme, është i njëjtë me atë të shumë vendeve të tjera, sic tregon grafiku i “Economist”, i cili ilustron se sa do të ishte e nevojshme për të cuar borxhin në 60% të GDP brenda vitit 2016. Shifra, 60% e GDP, nuk është zgjedhur në mënyrë të rastësishme, sepse tregon nivelin e sigurisë për garantimin e një stabiliteti mesatar.

Kolonat blu të grafikut tregojnë rritjen e tepricës ndërmjet hyrjeve dhe shpenzimeve publike të nevojshme për të cuar borxhin në 60% të GDP. Për ta rritur qeveritë duhet të rrisin hyrjet ose të ulin shpenzimet publike. Numrat në të djathtë tregojnë borxhin në raport me GDP.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›