E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i zi i meteoritëve

Vitet e fundit është krijuar një treg shumë fitimprurës i lidhur me shitjen e meteoritëve. Përvec faqeve të internetit të specializuara në shitjen e tyre, ato përfundojnë shpesh edhe në eBay ku ankandet arrin deri në disa mijëra dollarë.

Pjesa më e madhe e shitjeve është ilegale, duke qenë se disa shtete nga të cilët vinë fragmentet e ndalojnë shitjen, në mënyrë që të përdoren për studimet shkencore. Shitësit shumë rrallë ndëshkohen, sepse është shumë e vështirë të vërtetosh prejardhjen e fragmenteve të meteoritëve.

Një krater i shkaktuar nga një meteorit, shumë i pasur nga pikëpamja historike, në Egjipt studiohej prej kohësh nga shkencëtarët, të cilët ishin afër zbulimit të një enigme antike. Por kur filluan trazirat, fragmentet që gjendeshin në krater u vodhën prej hajdutëve të meteoritëve, duke i lënë shkencëtarët pa asgjë për të studiuar.

Ky është vetëm një rast kur shkencëtarët nuk kanë arritur të përfundojnë studimet e tyre, por ka shumë raste të tjera në botë që kanë penguar në këtë mënyrë ecurinë e studimeve shkencore.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›