Ish-gardisti: Në Cërrik s’pashë vrasësit e shokëve
02/02/2011 Dëshmia në procesin e Bandës së Cërrikut
TIRANE- Ish-gardisti Dashamir Çepa, që ka qenë pjesë e autokolonës që u godit në vitin 1997 në Cërrik, ka dëshmuar dje në Gjykatën për Krime të Rënda, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj 9 të pandehurve të ashtuquajturës Banda e Cërrikut. Para togave të zeza Çepa, nuk ka drejtuar gishtin në asnjë nga të pandehurit, por është mjaftuar duke i treguar gjykatës vetëm drejtimit se kanë janë qëlluar. Sipas dëshmitarit, shumica e të shtënave vinte nga tarraca e një godine që ishte kinemaja, si dhe pjesa tjetër vinte nga tarraca e pallatit që ndodhet nga ana e majtë e kësaj godine. Çepa u shpreh se ai kishte marrë disa të plagosur dhe ishte larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit të Elbasanit. Ndërsa për sa i përket personave që kryen 6 vrasjet në Cërrik, dëshmitari është shprehur se nuk ka dijeni mbi autorët e këtyre vrasjeve, pasi ishte larguar menjëherë. Pas përfundimit të dëshmisë së Dashamir Çepës, Prokuroria ka kërkuar thirrjen e dëshmitarëve të tjerë në sallë. Mirëpo duke qenë se ata nuk ishin paraqitur, gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës.