Berisha: Emërimet në drejtësi jotransparente
01/02/2011 Kryeministri Berisha mbledh Komitetin Ndërministror të Integrimit për 12 kërkesat e KE-së
Ngarkohen detyrat për ndryshimin e procedurave dhe raporteve me KLD-në për kontrollin e gjykatave
Kryeministri Berisha kërkoi dje nga ministri i Drejtësisë Bujar Nishani përcaktimin e procedurave më transparente të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit gjyqësor në vendin tonë, duke deklaruar se deri tani ato kanë qenë jotransparente. Si pjesë e reformës në drejtësi, kreu i qeverisë tha se ky proces është kërkesë e ndërkombëtarëve, mes 11 rekomandimeve të tjera që KE-ja i paraqiti qeverisë shqiptare lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Për tu dhënë përgjigje 12 kërkesave, nën drejtimin e kreut të qeverisë u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit, e cila mori në shqyrtim planin dhe punën e deritanishme.
Reforma në drejtësi
Porositë për këtë çështje në mënyrë të natyrshme kryeministri i adresoi te ministri i Drejtësisë, të cilit i kërkoi realizimin me çdo kusht të kësaj reforme qoftë edhe brenda kuadrit ligjor ekzistues. Duke veçuar procesin e emërtesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Berisha tha se ky është problem madhor për shkak të monopolizimit të tij jashtë procedurave transparente. “Ne ia dolëm të mos lejojmë me ligj që në sistemin e drejtësisë të emërohen të tjerë përveç atyre emërimeve të bazuara në meritë dhe magjistraturë, por nuk e kemi në dy ligje të tjera. Zoti ministër, si anëtar i KLD-së, mendoj se duhet të kërkosh ndryshimin e rregullores së KLD-së për përcaktimin në të të proceseve dhe të procedurave më transparente të emërimit të çdo gjykatësi dhe çdo prokurori, pasi në raportet ndërkombëtare thuhet se ata emërohen kundrejt pagesave dhe marrin ryshfetet nga qytetarët për të paguar investimin që kanë bërë”, - theksoi Berisha në fjalën e tij. Ai shprehu mbështetjen e qeverisë edhe për një reformë të thellë në emërimin dhe funksionimin e KLD-së.
Kontrolli i gjykatave
Kontrolli i gjykatave ishte një tjetër shqetësim i kryeministrit Berisha. Për realizimin në mënyrë sa më të mirë të kësaj detyre, ai propozoi nënshkrimin e një memorandumi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së, duke i lënë kësaj të fundit të gjitha hapësirat që kërkon. “Unë sugjeroj që të arrini një memorandum mirëkuptimi me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të mos kemi asnjë kundërshtim që ata të kenë hapësirën më të gjerë të mundshme me ata inspektorë dhe në atë mënyrë siç duan. Ndërkohë Ministria do të disponojë të padiskutueshme të drejtën e saj për të ushtruar kontrollet mbi këtë trupë”, - tha Berisha.
Korrupsioni
Lufta kundër korrupsionit ishte prioriteti i radhës që qeveria shqiptare duhet të ketë parasysh në plotësimin e kërkesave të KE-së. Shefi i ekzekutivit përgëzoi punën e prokurorisë së vendit për çeljen e një kapitulli të dënimit dhe ndëshkimit të korrupsionit. Gjithsesi, referuar çështjeve si zhvendosja nga komuna e Synejit të 500 mijë m2 tokë bujqësore në brigjet plazhit të Gjeneralit, sipas Berishës vetëm e vetëm për tu përvetësuar nga mafia në pushtet, kryeministri nënvizoi se bllokimi i çështjeve të tilla nga organi i akuzës duhet të jetë në epiqendër të kontrollit jo vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por dhe nga Parlamenti.
Imazhi i dëmtuar
“Duhet të jemi të qartë se grushti i shtetit që dështoi i ka dhënë një goditje të padiskutueshme projektit më madhor të kombit shqiptar, projektit të integrimit të tij në Evropë, i cili do të ecë përpara me të gjithë potencialet dhe mundësitë që ka kjo qeveri. Një javë e humbur do të kompensohet me punën më intensive, duke ditur se kemi humbur një javë shumë të çmuar në proceset e integrimit, se ky është procesi absolut me serioz dhe se dokumenti i KE-së përbën programin më të shkëlqyer për qeverinë tonë për këtë vit dhe vitet që vijnë.”
Dialogu politik
“Prioriteti i parë ka të bëjë me funksionimin e Parlamentit dhe dialogun politik. Pavarësisht asaj që ndodhi më 21 janar, besoj se bashkëpunimi në Parlament është rruga më e mirë për të ardhmen e tyre dhe të vendit. Ndaj dhe duhet që të gjitha resurset njerëzore, financiare të alokohen, në mënyrë që Parlamenti të mund të përmbushë me dinjitet këtë detyrë. Në këtë proces ne, njësitë tona, drejtoritë tona i përshtatim me kërkesat e integrimit, duke i ridimensionuar ato në përputhje me këtë proces.”
Ligjet e cilësuara, qeveria propozon kompensimin e tyre
Në pamundësi për të “urdhëruar” opozitën politike të marrë pjesë në proceset e votimit të ligjeve që kërkojnë shumicë votash dhe me qëllim plotësimin e rekomandimeve të BE-së, kryeministri Berisha sugjeroi plotësimin e boshllëqeve ligjore me amendamente të ligjeve ekzistuese ose me vendime të Këshillit të Ministrave. “Ata që organizuan puçin, do të bëjnë gjithçka për të mbajtur peng votën e deputetëve. Uroj dhe shpresoj që akti i shëmtuar i drejtuesve të tyre të ndikojë tek ata për të ndërmarrë një qëndrim të ri, për të përmbushur misionet dhe detyrat e tyre lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE, për të votuar ligjet e cilësuara. Për sa kohë që këto ligje nuk mund të votohen, qeveria duhet të punojë për të plotësuar çdo boshllëk nga mungesa e tyre me amendime të ligjeve ekzistuese të thjeshta dhe vendime qeverie, dhe kjo natyrisht nuk bën një kompensim të plotë, por bën një kompensim shumë të mirë”, - theksoi kreu i qeverisë.
Mblidhet grupi parlamentar
Berisha: Dialog me opozitën pas dënimit të puçistëve
Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shprehur i hapur për çdo lloj bashkëpunimi me opozitën, por jo para se të ndëshkohen ata që ai i cilësoi puçistët e 21 janarit. “Ne kemi respektuar dhe do të respektojmë opozitën me vendosmëri të madhe, natyrisht jemi të hapur për çdo dialog, por kjo pasi puçistët të marrin ndëshkimin e merituar ligjor. Ndaj dhe ne do të kemi besim dhe ju garantoj ju dhe çdo qytetari se grushti i shteti nuk do të mund të kalojë, dhe se do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor”, - garantoi Berisha përmes fjalës së tij. Gjatë pjesës së falënderimeve për mbështetjen që partnerët ndërkombëtarë, të kryesuar nga SHBA-të, i kanë dhënë vendit në hetimin e çështjes, shefi i ekzekutivit sulmoi Prokurorinë e Përgjithshme, duke e quajtur institucion të kompromentuar. “Në një institucion hetimi fund e krye të kompromentuar, fund e krye me plane të qarta të stadit B, tani hetojnë ekspertë, prokurorë, juristë, të shkëlqyer të këtij vendi dhe unë kam besim të plotë te ky hetim, po kështu edhe shqiptarët duhet të kenë besim të plotë te ky hetim”, - tha Berisha. Më herët, në fillim të fjalës së tij kryeministri u ndal te koncepti i grushtit të shteti dhe citoi disa fjalorë dhe agjenci, sipas të cilave grushti i shtetit është përmbysja e papritur e një qeverie, zakonisht nga grupe të vogla personash me pushtet, ose që më parë kanë qenë në pushtet. Kreu i qeverisë u kërkoi deputetëve të mazhorancës që të zhvillojnë takime të ngushta dhe individuale për të sqaruar opinionin publik lidhur me atë çfarë ka ndodhur më 21 janar.