E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostumet seksi, arma kryesore në shtrat

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 15:24

Aktorja dhe modelja e bukur, Kristen Bell ka gjetur një mënyrë unike për të nxitur jetën e saj seksuale në dhomën e gjumit. Ajo është në lidhje të lumtur me aktorin Dax Shepherd.

“Jam një femër e cila përkujdeset që lidhja intime të mos shndërrohet në diçka monotone, sepse nëse ndodh kjo, atëherë lidhja është në rrezik. Dhe Daxit tim çdoherë i bëj befasi. Ai është falënderues për këtë.

Kostumet janë arma ime kryesore, sidomos ato që janë tërheqëse”, ka rrëfyer Kristen. “Veshjet intime të cilat i kam veshur gjatë rolit tim në filmin ‘Burlesque’, i kam marrë të gjitha në shtëpinë time dhe ato i vesh sa herë që dua ta provokoj dhe nxis të dashurin tim. Dhe, më besoni, kjo po ka mjaft sukses, sepse lidhja jonë vazhdon të jetë argëtuese”, ka shtuar Kristen. Edhe lodrat e seksit bëjnë punë, thotë ajo.

“Jam njëra prej atyre femrave që shpesh vizitojnë seks-shopet. Më pëlqen të blej lodra të ndryshme dhe të eksperimentoj me to. Mendoj se secila femër duhet ta provojë këtë, sepse vërtet është mjaft argëtuese, por gjithsesi nuk duhet tepruar”, ka përfunduar bukuroshja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›