Flamini synon Evropianin 2012

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 19:45
Mesfushori i Milanit Mathieu Flamini shpreson të rikuperohet me kohë për Francën për Euro 2012 pas lëndimit të rëndë të gjurit që pësoi në ndeshjen e Trofeut Berlusconi kundër Juventusit muajin e kaluar.
Flamini do të qëndron jashtë fushës për gjashtë muaj.
“Gjëja më e rëndësishme është që Franca të kualifikohet për në Euro. Nuk e kam harruar Kombëtaren por prioriteti im është rikuperimi. Shpresoj të kthehem për Euro 2012” tha Flamini për RMC. Franca takohet me Rumaninë të martën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.