Kosturica do te ndertoje nje qytet

Regjizori i famshëm serbo-boshnjak, Emir Kosturica do të paguajë nga xhepi i tij për rindërtimin e të gjithë qytetit të tij të lindjes, Kamengradit, raportoi e përditshmja serbe “B-96”.
Qyteza ndodhet në lindjen e Bosnjes, pranë kufirit me Serbinë. Rikonstruksioni pritet të zgjasë tre vjet, ndërsa ideja e Kosturica-s është që ta shndërrojë këtë vend në një perlë të vogël arkitekturore të Ballkanit.
Nuk është hera e parë që Kosturica eksperimenton pasionin e tij në arkitekturë. Në zonën malore të Zllatiborit në Serbi, ai ka ndërtuar më parë një fshat të tërë të quajtur Kiustendorf.
Në Kamengrad është regjistruar një pjesë e filmit “Ura mbi Drina”, kandidat për çmimin Oskar, si filmi i huaj më i mirë. Qyteza u dëmtua rëndë gjatë luftës së viteve 1992-95.