Sylvie sekreti i suksesit te Van der Vaart

Ekziston një shprehje që thotë se pas çdo burri të suksesshëm ekziston një grua e tillë dhe kjo është e vërtetë në rastin e mesfushorit të Tottenham, Rafael van der Vaart.
Holandezi ka qenë në një formë të mrekullueshme që kur mbërriti në Londër, I shitur për 8 milion paund prej Real Madrid-it. 27-vjeçari ka realizuar nëntë gola në 15 ndeshje dhe mund të fitojë titullin e Futbollistit Më të Mirë në Premier League, këtë sezon.
Ndërkohë, gruaja e tij 32-vjeçare, modelja Sylvie u filmua duke mbajtur topin në ajër për minuta të tëra, gjatë një sporti publicitar. Mbetet për të mësuar nëse ka mësuar ajo prej të shoqit apo anasjelltas.