E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano Celentanofeston ditëlindjen e73-të

TIRANË- Këngëtari italian Adriano Çelentano, i preferuari i brezit të viteve '60-të, mbushi sot 73 vjeç, ndonëse mosha duket se nuk i njeh vitet për njeriun që numëron në karrierën e tij mbi 2500 këngë.

Suksesin e parë Celentano e arriti në moshën 23 vjeçare me këngën "24 mijë të puthura", kënduar në Festivalin e Sanremos, sot me mbi 2500 këngë, është shembulli tipik i artistit, që preferohet nga të gjitha moshat.

Në vitin 1998 albumi që realizoi me Minën pati 1.600.000 kopje të shitura, ndërkohë që në radio kënga që dëgjohej më shumë ishte "Ujë dhe kripë".

Në Shqipëri pas viteve '90-të u krijua shoqata "Miqtë e Çelentanos" nga një grup fansash të Çelentanos në vend, por aktiviteti i saj nuk është kufizuar vetëm në ceremonitë modeste me rastin e përvjetorëve të artistit me famë.

Në fund të vitit 2008 doli në treg albumi i tij i fundit me 2 CD, një me këngë dashurie dhe një me këngë të tjera. Të dyja CD përmbanin 14 këngë, mes të cilave kishte këngë të reja, por edhe të vjetra.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›