Borjana Doklesjell në Shqipëri“Pour out Love”
TIRANE- Është larguar fëmijë nga Shqipëria dhe kthehet pas disa vitesh për t’u promovuar, në tregun muzikor, si këngëtare në një bashkepunim me bashkëshortin e saj me origjinë bullgare, Grisha Georgiev. Ajo është Borjana Dokle. Për shumë shqiptarë ky mbiemër është i njohur dhe në kujtesë rikthehet emri i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Kleopatra Dokle. Po, në të vërtetë kanë lidhje. Borjana është vajza e saj. E diplomuar për violinë, ajo është rikthyer këto ditë Shqipëri me këngën “Pour Out Love", për të cilën ka përgatitur dhe videoklipin.
Kënga është e stilit Urban Hot AC dhe Borjana e quan “nji mix frutash” pasi përmban soul, rock, hip-hop, regge, pop. Videoklipi është realizuar në Bullgari, vendlindja e bashkëshortit të saj Grisha, aktualisht dhe vendi ku ata kanë ndërtuar shtëpinë e tyre.
Pyetjes se e kujt ishte ideja e bashkëpunimit Borjana i përgjigjet “vendosëm të punonim bashkë pas dasmës tonë ( tetor 2009), sepse pamë që zërat na shkojnë mirë bashkë,dhe absolutisht gjithcka deri tani e bëjmë dhe e realizojmë bashkë”.
Kush është Borjana dhe Grisha
Borjana ka lindur në Kukës dhe është rritur në Shkodër. Atje mbaroi shkollën tetëvjecare,"Prenk Jakova" për Violinë. Në 1997 shkoi në Serbi ku ndoqi një vit shkollë muzike gjithashtu për violinë. Në 1998 u largua për në Bullgari ku frekuentoi shkollën e muzikës speciale, dhe më pas të lartën për violinë. Ka organizuar dhe disa recitale me violinë. Në 2002 nis rrugëtimin si këngëtare e një grupi të njohur në Bullgari "Kokomania". Në 2009 shkëputet nga grupi dhe martohet me Grishën. Familjes së re, i bashkohet vajza e tyre e vogël, “e mrekullueshmja Klea”- tregon Borjana ndërsa fytyra i qesh.
Grish është një këngëtar i njohur në Bullgari dhe ka qenë pjesëtar i grupeve të njohura atje si "Portokal""Mataka""Saint electrick""Second foor", e projekte të tjera. Gjithashtu luan në kitarë dhe xhaz.
Prindërit e Borjanës, këngëtarja e njohur popullore Kleopatra Skarco Dokle dhe babai aktor-regjizor Zehrudin Doklen e kanë mbështetur gjithmonë "Mendoj se tani janë të kënaqur akoma më shumë, dhe pëlqejnë gjithçka çfarë bëjmë, sepse e shofin që bëhet gjithçka me dashuri, dhe pasion. Kështu që pavarësisht vërejtjeve i pëlqejnë”- tregon Borjana.
Promovimi
Kënga “Pour Out Love", është promovuar pak ditë më parë edhe kanalet televizive muzikore në Bullgari dhe tani po promovohet në Shqipëri. Borjana tregon se kënga dhe videoklipi është pritur mirë në Bullgari dhe shpreson të ketë të njëjtën pëlqim dhe në Shqipëri. Për Borjanën ky është fillimi i rrugës për realizimin e “dëshirës së madhe për të realizuar një koncert në atdhe.”
(Suela Gera/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Borjana Dokle sjell në Shqipëri “Pour out Love”