Berisha ne Gjermani ne samitin per sigurine ne bote
Kryeministri Berisha eshte nisur per nje vizite ne Munih te Gjermanise per te marre pjese ne Konferencen e 48-te te Sigurise e cila zhvillohet ne datat 3-5 shkurt. Gjate diteve te zhvillimit te Konferences sic njofton zyra e shtypit Kryeministri Berisha do te takohet me personalitete te ndryshme pjesemarres ne kete eveniment. Konferenca e Sigurise e Munihut e themeluar ne vitin 1962 ka nje tradite te gjate ne diskutimin e politikave te sigurise dhe eshte kthyer ne evenimentin me te madh boteror ne kete fushe. do vit ajo bashkon personalitete te larta nga mbare bota ne fushen e politikeberjes mbrojtjes mendimit biznesit dhe medias per te diskutuar mbi sfidat me te cilat perballet bota per te identifikuar sfidat e ardhshme te sigurise dhe per te gjetur zgjidhjet e tyre. Sic behet e ditur ne sesione te vecanta te saj Konferenca do te trajtoje tema te ndryshme si roli i Gjermanise ne Europe e ne bote energjia burimet dhe ambienti si parametra te nje sigurie te re ndertimi i nje komuniteti te sigurise euroatlantike Amerika Europa dhe ngritja e Azise kriza financiare dhe konsekuencat e saj per sigurine nderkombetare. Mesohet se konferenca drejtohet nga Wolfgang Ischinger i cili nder te tjera ka qene perfaqesues i Bashkimit Europian ne trojken per statusin e Kosoves para shpalljes se pavaresise se saj. Ne kete eveniment marrin pjese Sekretarja e Shtetit e SHBA-se Hillary Clinton Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-se Leon Panetta Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen zevendespresidentja e Komisionit dhe Perfaqesuesja e Larte e BE Catherine Ashton Kryeministri i Italise Mario Monti ministri i Jashtem i Federates Ruse Sergey Lavrov Presidenti i Polonise Presidenti i Gjeorgjise ministri i Jashtem i Frances Alain Juppe President i Parlamentit Europian Martin Shultz.