Rama mbeshtetje per taksen progresive
Ideja e socialisteve per taksimin progresiv fiton mbeshtetje edhe nga socialistet austriake. Ne viziten e tij dyditore ne Vjene kreu i opozites shqiptare Edi Rama ka zhvilluar disa takime te nje niveli te larte mes te cileve edhe ai me sekretarin austriak te Shtetit per Financat Andreas Schieder. Qeveritari i Austrise ka shprehur mbeshtetjen e vet per programin e ri te PS-se per nje Rilindje Shqiptare duke ofruar madje edhe asistencen e eksperteve austriake. Une besoj se aplikimi i nje takse te sheshte ne nivel te ulet nuk eshte nje ide e mire pasi vetem favorizon te pasurit dhe i merr parate njerezve te varfer. Sistemi i taksave duhet te jete i drejte dhe i paanshem kjo do te thote taksa progresive ceshtjet e taksave qe lidhen me te ardhurat gjithashtu aplikimi i tatimit mbi fitimin kapital etj. Kjo sepse duhet te sigurohemi qe shoqeria jone te mos ndahet por te qendroje e bashkuar kjo eshte e rendesishme. Ideja eshte qe te diskutojme me tej mbi shkembimin e njohurive shkembimin e ideve shkembimin e eksperiencave mbi se si do te krijojme nje sistem taksimi te drejte e te favorshem qe gjithashtu mbeshtet rritjen ekonomike e punesimin. Ky eshte nje debat qe po ndodh tashme ne nivelin europian - tha ai ne nje interviste te bere publike prej zyres se shtypit te PS-se. Nderkohe ne diten e pare te qendrimit ne Vjene Rama ka takuar perfaqesues te se majtes austriake ku eshte pritur nga nje grup deputetesh te SPO te kryesuar nga sekretarja e grupit parlamentar socialist per Politiken e Jashtme dhe Marredheniet me Europen Christine Muttonen. Ne takim ishin po ashtu te pranishem edhe sekretaret per ceshtjet e edukimit shendetesise ekonomise dhe turizmit. Nje teme me rendesi ne takimet e zhvilluara ka qene edhe ceshtja e ndarjes se pushteteve ne shtetin ligjor ku rasti i Shqiperise paraqet probleme kronike. Nderkohe vete Rama ne profilin e vet ne Twitter shprehet shume entuziast per takimet ne Austri duke kembengulur sidomos per bisedat dhe vleresimet per taksen progresive. Percaktuam nje axhende pune mes ekspertesh per hartimin e politikes sone te re fiskale dhe taksimin progresiv per nje Rilindje Shqiptare...Me SPO do ngreme grup te perbashket ekspertesh per programin e reformave ne disa fusha. Gunther Kreuter u shpreh entuziast per programin e ri te PS-se - shprehet kreu socialist ne twitter. Nje vleresim pozitiv ka dhene ne intervisten e vet edhe Christine Muttonen sekretare e grupit parlamentar socialist austriak per Politiken e Jashtme dhe Marredheniet me Europen. Ishte shume e frytshme dhe me interes per te krijuar nje pershtypje per Shqiperine problemet qe ekzistojne dhe menyren sesi socialistet duan ti zgjidhin ato. Temat per te cilat ne biseduam lidheshin me procedurat ligjore dhe qeverisjen ne pergjithesi por edhe ceshtje qe kane te bejne me arsimin ne pergjithesi apo edhe per arsimin universitar ne vecanti ceshtjet qe kane te bejne me kujdesin shendetesor si edhe per papunesine e cila duket se eshte nje problem per Shqiperine - tha ajo.