E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në burg 84-vjeçari që masakroi gruan në Korçë

Share

Gaqo Dumka, 84-vjeçari që tronditi opinionin në gusht, pasi masakroi gruan e tij 42-vjeçre, Liliana Arapi, duke e therrur dhe prerë kokën, ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Tiranës. Mësohet se ai ishte shtruar aty prej dy javësh. Lajmi konfirmohet nga policia, e cila ka thënë se familjarët e 84-vjeçarit nuk kanë shfaqur ndonjë interes për të tërhequr trupin e tij nga morgue, në mënyrë që ti bëjnë një ceremoni mortore.

Dumka ndërroi jetë vetëm pak ditë nga dhënia e pretencës nga ana e prokurorisë, e cila do të shpallej ditën e hënë. Ende ka dyshime dhe mister ndërkohë, në lidhje me vrasjen e kryer nga Dumka muaj më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›