E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kotesia e akuzave korruptive

Afersia me zgjedhjet e ardhshme lokale e ka bere shume te ashper komunikimin midis dy forcave politike kundershtare. Prej javesh te gjithe ne shqiptaret jemi bere spektatore ne nje arene ku luftohet verbalisht e pa asnje perjashtim goditjeje. Keshtu nga ekranet e televizioneve kemi degjuar akuza te renda te nje pale per nje tjeter. Nje mengjes zgjohemi me akuza socialistesh e ne mengjesin tjeter me akuza demokratesh. Cdo akuze te njeres pale i pergjigjet ne menyre te rrufeshme pala tjeter me nje akuze te re. Intervali kohor qe ndan akuzat midis tyre eshte konstant e kjo ben qe me shume se e programuar ti ngjaje nje skenari te shkruar me pare. Te tera perbejne nje zinxhir i cili tirret e nuk ka mbarim dhe sigurisht qe ka per te vazhduar deri ne zgjedhje.

Te krijohet pershtypja se keto akuza jane gati ne sirtaret e shefave te partive te formuluara dhe te renditura mire. Shefa qe japin urdhra se cilen nga ato duhet te nxjerrim dhe te lexojme sot. Por dhe se kush do ta lexoje. Keshtu nis nje maratone fytyrash shumica edhe te panjohura qe dalin neper konferenca shtypi dhe prapa nje foltoreje nisin te lexojne si shkollare filloreje ate qe eshte shkruar ne letrat qe kane perpara. Shpesh duket se nuk e kane idene e atyre qe thone. Akuzat jane nga me te fortat dhe paimagjinueshmerisht te renda. Flitet per korrupsion dhe afera te dyshimta per lidhje nepotizmi etj. te gjitha te shoqeruara me nje garniture fjalesh vulgare dhe ofendimesh te cilat shpesh krijojne edhe efektin e kundert sepse ne shume raste nuk di se kush ta shpif me teper i akuzuari apo akuzuesi. Per te mos thene pastaj kur perpiqen dhe te bejne ironi behen aq bajate sa kerkon te nderrosh kanal nese nuk je emocionalisht i perfshire ne politike.

Por e tere kjo nuk eshte vetem nje ceshtje shijesh. Problemi me i madh eshte se ne cdo vend te botes nese beheshin akuza publike te tilla do te ishin rrezuar qeveri do te kishte nisur nje vale hetimesh mund te perfundonim ne arrestime dhe jeta politike e vendit do te tronditej shume.

Nje ceshtje tjeter e rendesishme eshte se kur zoterojne prova per raste te renda korrupsioni te dyja forcat politike nuk i cojne faktet qe lexojne perpara telekamerave ne prokurori ne menyre qe te nisin hetimet dhe ne rast vertetimi te fajit personi i akuzuar te vendosej perpara drejtesise. Dhe nese drejtesia vleresonte ekzistencen e krimit atehere te dilej neper konferenca shtypi dhe te flitej pa pushim.

Nuk dihet sakte sesa nga akuzat e lexuara neper kanale televizive perfundojne ne dosjet e prokuroreve sa prej tyre shqyrtohen por nje gje dihet me shume siguri. Nese kemi degjuar dhjetera akuza nuk kemi degjuar asnje denim apo forme tjeter qe do ta lidhte me drejtesine. Sepse akuzat behen per interesa meskine personale partiake dhe jo per te riparuar nje dem shkaktuar ekonomise apo per te vene ne vend drejtesine. Si ndodhi perpara disa vitesh kur Fatos Nano permendi publikisht nje lume akuzash korrupsioni per rivalet e partise se tij por qe mbeten vetem fjale. Asnje hetim e asnje denim por vete zgjidhje e hallit te vet pushtetit personal.

Keshtu qe njerezit kane filluar ti besojne gjithnje e me pak e te jene shume skeptike per vertetesine e tyre. Por edhe ne rast se do ti besonin verberisht fjaleve te politikanit qe akuzon me kalimin e kohes kur sheh se asgje nuk po ndodh fillon e te mos te ndikohet me prej tyre deri edhe me mosbesim. Keshtu kenga e akuzave vazhdon pa nderprerje duke respektuar radhen dhe intervalet kohore. E gjitha te krijon nje ide sikur eshte nje loje po ma the ta thashe me shume se shqetesim per korrupsionin apo per deme te shkaktuara shtetit.

Nuk dihet cfare pasojash ligjore apo politike do te kene por nje gje dihet mire. Cfaredo te thone nuk ben me efekt ashtu si cdo gje sado e jashtezakonshme te jete kur kthehet ne monotoni fillon e nuk ben me efekt.

Ndaj me shume sesa vertetesia e akuza qe vazhdojne te mbushin edicionet e lajmeve me ato pamjet neverisht te perseritura te foltoreve te shtypit me logo partish nga mbrapa ka efekt kurioziteti. Cili do te jete personi i radhes dhe cfare do te thuhet. Ashtu si degjon bejtet e mengjesit te idiotit te lagjes qe bertet neper rruge me sa ze ka ne koke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›