SHQIPTART M T FRIKSUAR NN BERISHN
Shqiptaret rezultojne te kene me shume frike te shprehin hapur pikepamjet e tyre politike ne qeverine e Sali Berishes se sa ckane qene nen qeverisjet e meparshme socialiste. Keshtu ka rezultuar nga nje sondazh i bere prej agjencise prestigjioze Gallup perfundimet e te cilit u bene publike vetem dy dite me pare. Te gjithe te anketuarit jane pyetur Sipas opinionit tuaj sa njerez ne vendin tuaj nese ka ndonje jane te frikesuar te shprehin hapur pikepamjet e tyre politike Dhe ka rezultuar se numri i te pyeturve qe mbeshtesin opinionin se shumica e shqiptareve apo se shume prej tyre kane frike te flasin hapur ka ardhur ne rritje. Dhe a nuk duket nje paradoks qe njerezit te jene me te frikesuar nen qeverine e Partise Demokratike sesa nen nje qeveri te nje partie te majte socialiste qe paragjykohej si pasardhese e komunisteve Ashtu duket por megjithate nuk ka asnje paradoks. Pse Per faktin e thjeshte se Partia Demokratike dhe qeverisja e saj kane pushuar me kohe se qene demokratike.
Diktatura dhe autoritarizmi mbjellin frike ne zemrat e njerezve. Demokracia qe eshte e kunderta e ketyre sistemeve mbjell ne shpirtrat e njerezve guximin dhe kurajen qytetare per te thene hapur mendimin apo pikepamjen e tyre politike. Por ja qe edhe pas 20 vjetesh tranzicion drejt Europes rezulton se ne radhet e shqiptareve ne vend se te rritet guximi eshte shtuar frika. Sondazhet e Gallupit kane bere nje krahasim te te dhenave nga viti 2006 kur sapo PD-ja dhe Berisha kishin riardhur ne pushtet deri ne vitin 2010. Dhe ka rezultuar se perqindja e njerezve qe mendojne se me te shumtet e shqiptareve jane te frikesuar te deklarojne hapur pikepamjen e tyre politike ka kercyer nga 6 per qind qe ishte ne vitin 2006 ne 15 per qind ne vitin 2010. Po ne te njejtin krahasim mes ketyre dy viteve verehet se numri i atyre qe kane opinionin se shume prej shqiptareve kane frike te thone hapur pikepamjen e tyre politike eshte ngjitur nga 8 ne 23 per qind. Nderkaq ka nje renie drastike te numrit te atyre qe besojne se asnje prej shqiptareve nuk eshte i trembur te thote hapur pikepamjen e tij politike. Keshtu ndersa ne vitin 2006 39 per qind e te anketuarve nga Gallupi mbeshtesin opinionin se askush ska frike te shprehet per politike ne vitin 2010 kjo shifer eshte katandisur ne 17.
Keto shifra te publikuara nga Gallup nuk e nderojne aspak qeverine demokratike dhe Kryeministrin e saj Sali Berisha qe betohen dhe sterbetohen se objektivi strategjik i tyre eshte demokracia dhe integrimi i Shqiperise ne Europe. Sepse zhvillimi i frikes per te shprehur hapur pikepamjen politike eshte tipike e diktaturave dhe e regjimeve autoritare. Shqiptaret qe kane jetuar nen komunizem e mbajne mend fare mire sesa e rrezikshme ishte te shprehje hapur nje pikepamje politike te kundert apo ndryshe nga ajo e partise ne pushtet. Dhe kur u permbys regjimi komunist u besua se tashme erdhi koha qe te gjithe te shprehen lirisht. Por ja kane kaluar 20 vjet ne demokraci dhe frika perseri eshte e pranishme mes shqiptareve. Madje edhe me e shtuar dhe akoma me keq nen nje qeverisje qe e mban veten per demokratike Si shpjegohet kjo Dhe per me teper cili eshte ai mekanizem qe vazhdon te mbjelle frike ne zemer te publikut ne nje kohe qe nuk ka me denime me burg apo pushkatim per agjitacion e propagande kunder pushtetit Edhe kjo enigme e ka nje pergjigje. Dy jane faktoret kryesore qe vazhdojne te mbjellin frike ne zemrat e shqiptareve autoritarizmi dhe mungesa e shtetit ligjor apo e drejtesise se pavarur. Tashme eshte bere e njohur se qeveria vertet nuk i burgos ata qe mendojne ndryshe apo nuk e votojne ate por i lufton me arme te tjera. Keto arme te tjera perfshijne flakjen nga puna ne nje institucion publik e deri te diskriminimi ne forma nga me te ndryshme i bizneseve private te atyre qe nuk jane me qeverine. Pa permendur nje mori privacionesh te tjera. Thuajse ne nje kohe me te dhenat e Gallupit ne median shqiptare u publikuan disa statistika te te flakurve nga puna. Dhe ka rezultuar se ne pese vjet qeveria Berisha ka flakur rreth 21 mije vete nga administrata publike. Nuk do te kishte asgje te keqe ne kete statistike sikur keto shkurtime te ishin bere me drejtesi ne perputhje me ligjin dhe ne emer te nje qeverie me te vogel. Por te dhenat e marra nga gjykatat tregojne se shume nga keto shkurtime jane atakuar si te padrejta. Po keshtu shkurtimet do te ishin te justifikuara sikur kriteri profesional te prevalonte mbi ate politik. Por mjerisht shumekush e di se levizjet ne administraten publike qe shoqerojne nderrimin e pushteteve behen kryesisht ne baze te kriterit politik. Hiqen specialistet qe mund te kene bindje politike te kundert dhe zevendesohen me militante partiake qe edhe mund te mos kene haber fare nga ajo pune. Zhvillime te tilla ne shkelje te ligjit dhe te te drejtave te njeriut kane cuar ne politizim te skajshem te administrates publike gje qe u konstatua edhe nga raport progresi i Komisionit Europian dhe opinioni i tij qe i dha pergjigje negative kerkeses se qeverise shqiptare qe Shqiperise ti jepej statusi i kandidatit per ne Bashkimin Europian BE. Dhe sikur ne Shqiperi te kishim vertet gjykata te pavarura apo Komision te Sherbimit Civil te pavarur tani se fundi ai drejtohet nga nje ish-deputet i PD qeveria nuk do te guxonte te spastronte politikisht administraten publike. Edhe nese do te guxonte nepunesit publike do te kishin ku te mbroheshin ku te gjenin te drejten e mohuar. Por mungesa e pavaresise te institucioneve qe jane krijuar pikerisht per ti ndalur doren nje qeverie qe nuk respekton ligjin lirite e te drejtat e qytetareve ka bere keta te fundit te ndihen me te pambrojtur dhe per rrjedhoje edhe te kene frike te shprehin pikepamje politike qe nuk pelqehen nga pushteti. Frika e zbuluar nga anketimet e Gallupit ne Shqiperi nuk eshte asgje tjeter vecse produkt i represionit te heshtur te nje qeverie autoritariste qe nuk respekton as ligj as liri dhe as drejtesi.