A ka pergjegjesi faktori nderkombetar per krizen politike
Opinioni i Bashkimit Europian per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat nuk permbante ndonje surprize te madhe. Nuk perbente surprize as refuzimi i statusit dhe as pesha qe i jepej krizes se tejzgjatur politike si nje prej arsyeve kryesore per kete deshtim. Por ndonese opinioni analizonte gjere e gjate ndikimin e krizes ne jeten politike institucionale dhe pergjithesisht ne mbarevajtjen e demokracise shqiptare ai linte pa trajtuar nje nga aspektet me interesante te kesaj krize rolin qe kane luajtur ndash me dashje apo pa dashje ndash ne mbrujtjen trashjen dhe pershkallezimin e kesaj krize ajo mori aktoresh qe ne Shqiperi permblidhen rendom me termin nderkombetaret.
Natyrisht do te ishte e tepruar te fajesoje faktorin nderkombetar si shkaktar te krizes. Kriza politike qe filloi me zgjedhjet e 28 qershorit eshte nje produkt tipik made in Albania. Por do te ishte po aq e tepruar te sugjeroje se lsquonderkombetaret nuk kane kurrfare pergjegjesie per kete situate sepse pergjegjesite e tyre ne fakt fillojne perpara se te fillonte vete kriza.
Shkurtimisht pergjegjesite apo me sakte deshtimi i pergjegjesive te faktorit nderkombetar kundrejt Shqiperise mund te permblidhet ne dy pika se pari ne jo pak raste ndodhi qe axhenda e konsolidimit te demokracise shqiptare doli ne plan te dyte para interesave te ngushta kombetare dhe ekonomike te disa shteteve apo dhe atyre ideologjike te disa prej aktoreve se dyti axhenda e konsolidimit te demokracise ne Shqiperi u nxor ne plan te dyte ne favor te nje shqetesimi sa tipik aq dhe te tejkaluar te BE-se per stabilitetin uumlber alles.
Nese marrim piken e pare duhet thene se shenjat e para te nje politike nderkombetare te motivuar nga interesat e castit te disa pak shteteve anetare te BE ne Shqiperi u dalluan qarte tek kompromiset qe u bene ne lidhje me perberjen e misionit vezhgues te OSBE-se. Keshtu per te balancuar vendosjen e Audrey Glover ne krye te misionit afatgjate te vezhguesve emerimi i se ciles sic dihet u kundershtua hapur nga Kryeministri Berisha qe kishte hesape per te lare me zonjen Glover qe nga zgjedhjet e 1996 OSBE vendosi ne krye te misionit te vezhguesve afatshkurter nje figure groteske si Wolfgang Grossruck i cili me militantizmin e tij berishist e ben edhe RD te duket e moderuar. Ishte ky nje vendim pa asnje baze parimore dhe qe kishte si synim te vetem realizimin e asaj qe edhe ndodhi me pas perpilimin e nje raporti final te OSBE-ODHIR-it qe binte ndesh jo vetem me ate qe kishte qene realiteti i zgjedhjeve por edhe me vete raportet paraprake dhe te ndermjetme te OSBE-se por qe gjithsesi i jepte Sali Berishes legjitimitetin e aprovimit nderkombetar per nje pale zgjedhje qe ne Austrine e zotit Grossruck si veshtire ti pranonte kush. Dhe ky eshte padyshim nje kontribut i madh ne mbrujtjen e nje krize politike pasojat e se ciles nuk i vuan OSBE por shqiptaret. Jo vetem kaq por duhet thene po ashtu se keto zgjedhje dhe ky qendrim i kane dhene nje goditje jo te vogel besueshmerise se OSBE-se e vecanerisht Prezences se OSBE ne Shqiperi si nje institucion qe ne punen e tij nuk udhehiqet dhe aq nga parimet demokratike sesa nga interesat e ngushta kombetare te shteteve anetare apo shqetesimet banale per te marre miratimin per buxhetin e radhes.
Dominimi i axhendave te ngushta e jo parimore u vu re qarte edhe ne sjelljen e disa shteteve anetare te BE-se ndash te pakte ne numer ndash te cilat ne emer te interesave ekonomike qe mendonin se ndihmoheshin nga qendrimi ne pushtet i qeverise se djathte i vune praktikisht vizen axhendes se demokratizimit te vendit dhe dolen ne nje mbeshtetje te hapur agresive dhe cinike te qeverise Berisha. Mund te kujtojme keshtu ndonje minister te Jashtem qe ne prag te zgjedhjeve bente deklarata bombastike se vizat do te liberalizoheshin brenda gjashtemujorit te pare te mandatit te dyte te Sali Berishes apo mund te kujtojme edhe ndoca deklarata te perbashketa krejtesisht subjektive te ministrave te Jashtem te po ketyre vendeve qe dukej sikur ishin shkruar nga zyra e shtypit e Kryeministrise. Problemi eshte se keto lloj qendrimesh te motivuara nga perfitime afatshkurtra jo vetem qe godasin imazhin e BE ne teresi duke i meshuar idese se nje unioni qe nuk arrin te flase me nje ze te vetem por edhe hedhin hije dyshimi mbi vete aftesine e BE-se per te luajtur ne Shqiperi nje rol si nje arbiter i drejte dhe mbi palet. Per me teper nje mbeshtetje e tille jo vetem qe nuk ka ndihmuar ne zgjidhjen e krizes politike por perkundrazi i ka shtyre palet te fortifikohen edhe me fort ne llogoret e tyre respektive qeveria sepse merr nje mbeshtetje te vlefshme nderkombetare ndersa opozita sepse e sheh veten si viktime te nje politike cinike aspak parimore.
E njejta analize vlen edhe per mbeshtetjen qe kane marre palet ne Shqiperi jo me per arsye ekonomike por ne emer te nje solidariteti te gabuar ideologjik. Mbeshtetja e ethshme dhe shpesh pertej cdo norme te pranuar diplomatike qe i kane dhene Partite Popullore Europiane qeverise Berisha dhe kunderpergjigjja e pritshme e socialisteve dhe demokrateve europiane ndash sado qe me e moderuar ndash ne mbeshtetje te opozites serish kane ndikuar jo aq ne zgjidhjen e krizes sesa ne shnderrimin e saj ne nje krize te pamundur per tu zgjidhur. Per me teper edhe ne kete rast eshte imazhi i Parlamentit Europian dhe rrjedhimisht i BE-se ne teresi qe ka marre nje goditje serioze duke u shfaqur ne syte e shqiptareve si nje institucion i cili ne vend qe te sherbeje si modeli i nje politikeberje serioze te bazuar tek konsensusi dhe dialogu ka zgjedhur te shqiptarizohet. Per shembull nuk kerkohet ndonje imagjinate e papare per te perfytyruar sesa mire do te ndjehej ne krahun e djathte te Parlamentit shqiptar nje eurodeputete si Doris Pack apo jo
Por po aq shqetesues sa dominimi i axhendave ideologjike dhe ekonomike nga segmente te ndryshme te nderkombetareve ka qene edhe ambiguiteti i qendrimeve te tyre e vecanerisht i BE-se kundrejt krizes nje ambiguitet qe mesa duket eshte produkt i asaj paradigmes se stabilitetit perpara demokracise qe pergjithesisht ka udhehequr qendrimin e BE-se kundrejt Shqiperise gjate ketij tranzicionit tone te pafund. Shprehja me e qarte e kesaj paradigme ka qene akuza e perseritur qe i eshte bere Partise Socialiste se kerkesa e saj per transparencen e zgjedhjeve ishte thjesht nje perpjekje e kamufluar per te rrezuar qeverine. Edhe nese leme menjane per nje moment faktin se transparenca dhe hetimi i zgjedhjeve eshte dicka qe as nuk vihet ne diskutim ne cilindo vend demokratik ne bote kjo akuze qe i behej Partise Socialiste ngrihet mbi nje premise aspak demokratike. Sepse ne fund te fundit e vetmja menyre sesi mund te rrezohet nje qeveri permes transparences se zgjedhjeve eshte nese ajo qeveri i ka vjedhur zgjedhjet. Dhe ska dyshim qe nje qeveri qe i ka vjedhur zgjedhjet eshte mire qe te rrezohet. Sa per ato formulat e perseritura ad nauseam per transparence ne respekt te Kushtetutes me ato as nuk ia vlen te merresh se pari sepse nje Kushtetute qe nuk lejon transparencen nuk eshte nje Kushtetute demokratike dhe se dyti sepse kjo formule duket si e konceptuar enkas per ta bere zgjidhjen e krizes te pamundur.
Ndoshta ka ardhur koha qe BE te rishohe edhe nje here vlefshmerine e paradigmes se stabilitetit ashtu sic ka ardhur padyshim koha qe BE dhe te gjithe ata aktore nderkombetare realisht te interesuar per konsolidimin e demokracise shqiptare ta kuptojne se ylli polar i qendrimeve te tyre ndaj Shqiperise duhet te jete nje dhe nje i vetem konsolidimi pa kompromis i shtetit demokratik te ngritur mbi sundimin e ligjit dhe te drejten e qytetareve per te zgjedhur te lire. Kriza politike aktuale ne Shqiperi ka treguar per te gjithe ata qe kane sy te shohin se paradigma e stabilitetit perpara demokracise eshte krejtesisht e tejkaluar. E anasjella e saj eshte tanime e vertete demokracia perben nje parakusht te domosdoshem per garantimin e stabilitetit politik te Shqiperise. Nga ana tjeter kjo krize ka treguar po ashtu se nese faktori nderkombetar e vecanerisht Bashkimi Europian i lejon vetes te beje kompromise me parimet demokratike ne emer te stabilitetit interesave ekonomike apo solidaritetit ideologjik ai eshte duke deshtuar ne Shqiperi po aq sa klasa politike shqiptare.