E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u njeh vulat e doganës së Kosovës

Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK ka deklaruar se njeh vulat e doganës së Kosovës.

“Përdorimi i këtyre vulave është në përputhje me politikën neutrale dhe konfirmohet kjo edhe në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, dërguar për Këshillin e Sigurimit”, ka thënë zëdhënësi Olivie Salgado.

Ai ka thënë se vulat doganore të Kosovës duhet të pranohen, dhe të gjithë duhet ta respeketojnë marrëveshjen e CEFTA-s. Zëdhënësi i UNMIK-ut ka shprehur besimin se kjo çështje do të zgjidhet në rundin e ardhshëm të negociatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›