E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga e Kategoria e Parë, rezultatet e ndeshjeve

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 22 të Superligës.
Ndeshja Besa-Teuta ka përfunduar në barazim 1-1.
E para ka shënuar Besa me anë të Xhafajt në minutën e 28' të takimit. Më pas Teuta ka shënuar golin e barazimit me anë të Dostit në minutën e 44'.
Sfida mes ekipit të Tiranës dhe Laçit u mbyll me rezultatin 1-0. Goli i fitores për ekipin e Tiranës u shënua nga Abilaliaj në minutën e 28' të takimit.

Në barazim është mbyllur edhe ndeshja Gramozi-Vllaznia. E para në avantazh kaloi Vllaznia me anë të një goli shënuar nga Osja në minutën e 38' të takimit. Ndërsa për Gramozin shënoi Sadiku në minutën e 52' të takimit.
Apolonia-Dinamo (Nesër)
Flamurtari-Kastrioti (Nesër)
Skënderbeu-Shkumbini (Nesër)

Ndërsa në Kategorinë e Parë rezultatet e ndeshjeve janë:
Gramshi-Bylis 0-1
Lushnja-Kamza 1-0
Skrapari-Sopoti 2-0
Memaliaj-Besëlidhja 0-0
Burreli-Turbina (shtyrë)
Partizani-Ada 2-0
Elbasani-Pogradeci 2-0
Bilisht Sport-Luftëtari 2-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›