Kouchner i zhgënjyer me vendimin e Sarkozyt

Paris, 30 gusht - Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, tha se ka menduar të japë dorëheqje për shkak të vendimit të presidentit Nicolas Sarkozy për deportimin e romëve, transmeton AFP.
Kouchner, ish socialist dhe aktivist i njohur humanitar, i cili u rekrutua në qeverinë e djathtë të presidentit Sarkozy në vitin 2007, tha se vendimin e ka pranuar shumë rëndë, por ka vendosur të mbesë në qeveri për ta luftuar atë.
“Nuk jam i lumtur me atë që ndodhi. Kam punuar me romët 25 vjet. Nuk jam i lumtur për këtë polemikë”, tha Kouchner.
Ai është një nga themeluesit me organizatës “Mjekët pa Kufij”.