E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një azil pleqsh në Rusi, 9 të vdekur

Moskë, 30 gusht - Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu një azil të moshuarish në rajonin Tver, në veriperëndim të Moskës.

Lajmi u publikua sot nga një zyrtare lokale e Ministrisë ruse të Situatave të Urgjencës, cituar nga agjencitë e lajmeve. “Zjarri përfshiu një azil të moshuarish në qytetin Vychni Volotchiok”, theksoi zyrtarja, duke nënvizuar se zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin, transmeton Start.
    
Nga po i njëjti burim mësohet se nëntë të moshuar të asfiksuar u gjetën të vdekur ndërkohë që një tjetër u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më shumë se 480 persona u evakuuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›