Joe Biden në Irak

Bagdad, 30 gusht - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka arritur në Bagdad pasi do të marrë pjesë në ceremonit e 1 shtatorit me rastin e përfundimit të operacioneve luftarake në Irak, raporton REL.
Biden do të takohet nesër me kryeministrin Nuri al Maliki me të cilin do të bisedojë për gjendjen politike, tërheqjen amerikane dhe marrjen e përgjegjësive të sigurisë nga irakianët.
Biden pritet të kërkojë nga udhëheqësit irakianë të krijojnë qeverinë e re. Partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Ceremonia e së mërkurës shënon dhe fillimin e operacionit përmbyllës të misionit të SHBA-ve në Irak. Misioni filloi në vitin 2003 dhe mundësoi rrëzimin e Sadam Huseinit.