E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullkani indonezian shpërthen përsëri, dy të vdekur

Xhakartë, 30 gusht – Pas shpërthimit të vullkanit Sinabung në veri të ishullit indonezian Sumatra, dy persona kanë vdekur, ndërsa 21 000 të tjerë janë evakuuar.

Shpërthimi i parë i vullkanit, pas katër dekadave, ka filluar të dielën pas mesnate, ndërsa sot është shënuar edhe shpërthimi i dytë, ka raportuar AP.

Qeveria indoneziane ka evakuuar njerëzit në strehime të përkohshme, xhami e kisha, dhe ka organizuar kuzhina publike, ndërsa dërgimi i ushqimeve, tendave dhe medikamenteve mjekësore po vazhdon.

Janë shpërndarë mbi 17 000 maska mbrojtëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›