Kouchner viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, do të vizitojë Kosovën të hënën, më 1 mars, ndërkaq një ditë më herët do të qëndrojë në Beograd.
Nga Parisi është njoftuar se vizita e Kouchnerit në Beograd dhe Prishtinë ka tri qëllime: intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, përkrahjen e Francës për integrimet europiane si dhe angazhimin e përgjithshëm të Francës në zhvillimin e rajonit dhe përmirësimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Pa marrë parasysh dallimet mes Beogradit dhe Prishtinës, ekzistojnë fusha në të cilat mund të arrihen marrëveshje, me ndihmën e EULEX’it, veçanërisht lidhur me çështjen e policisë, drejtësisë dhe doganave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme franceze.
Në Prishtinë ai do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni. Shefi i diplomacisë franceze do të bisedojë edhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, si dhe me Shefin e EULEX’it, Yves de Kermabon.
Kouchner do të vizitojë edhe komunën e Graçanicës dhe do të bisedojë me përfaqësues të komunitetit serb.