E Martë, 3 Nëntor 2026

Përgatitet baza ligjore për trafikimin e qenieve njerëzore dhe dhunën në rrjetet sociale

Trafikimi i qënieve njerëzore vazhdon të përbëjë një plage sociale për Shqipërinë edhe pse ka pasur një shtim të masave për parandalimin e fenomenit. Legjislacioni shqiptar për këtë fenomen më së shumti njehsohet me standardet ndërkombëtare, por zbatimi i tyre nuk nuk ka qenë në nivelin e duhur. 

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në nisjen e një fushate ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore tha se po përgatitet baza ligjore edhe për dhunën e ushtruar në rrjetet sociale.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, sqaroi se trafikimi i qenieve njerezore, raportohet shumë pak dhe numri i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i madh.

“Çështja e trafikimit nuk duhet të mbahet e fshehtë ajo duhet të diskutohet në familje, mes miqsh apo edhe në shkolle. Është shumë e rëndësishme të angazhohemi për të mbështetur viktimat e trafikimit dhe të bëjmë gjithshka që është e mundur ti integrojme përsëri në shoqëri,” tha ai. 

Shpesh trafikimi është cilësuar si procesi i zënies në grackë të njerëzve përmes përdorimit të forcës, dhunës apo mashtrimit dhe kryesisht bëhet i mundur falë teknologjisë.

Gazetare: Keti Toroveci

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›