Kovacic: E dua Flamurtarin agresiv e te sigurt
Trajneri i Flamurtarit, kroati Kovacic, i cili tashme do te drejtoje skuadren e Flamurtarit, ka dale dje ne nje konference per shtyp. Mesohet se kontrata qe kroati, ish-trajner i dyte i Kombetares se drejtuar nga Oto Baric, ka nenshkruar me Flamurtarin eshte per tre muajt e mbetur te ketij sezoni, dhe per krejt sezonin e ardhshem. Dje ne mengjes eshte zhvilluar edhe stervitja e pare me skuadren dhe Kovacic ka dhene mendimet e tij te para per grupin qe ka ne dispozicion. Sipas tij, Flamurtari ka nje grup te mire, por i duhet me shume agresivitet. "Ajo qe une pres nga djemte dhe qe kerkoj te ndryshoje eshte mendimi i grupit, te jete me i forte, qe djemte ne fushe te jene me agresive e te ashper, dhe me shume te vendosur e te sigurt", thekson trajneri i ri i kuqezinjve te Vlores. Me pas, Sllavko Kovacic jep edhe pershtypjen per skuadren. Sipas tij, ne kohen e trajnerit Memushi, eshte punuar mjaft mire dhe kete e tregojne 11 barazimet e arritura nga Flamurtari. Megjithate, ai ka deshire qe te fitoje takimin e pare ne drejtimin e skuadres se re. "E kam ndjekur me mjaft vemendje dhe e pershendes punen e trajnerit Memushi, sepse te arrish 11 barazime, do te thote vertet shume. Ka pasur mjaft ndeshje ku Flamurtari eshte ndeshkuar ne momentet e fundit dhe une shpresoj ta shmangim kete gje. Objektivi im eshte rritja e rezultateve te skuadres, ndersa si synim te pare kam fitoren ne premieren time kunder Beses", ka perfunduar deklaraten e tij, Sllavko Kovacic.
O.Hila