Finalja e parakohshme do te ngjyroset perfundimisht sot
Jeton Selimi
Partizani-Dinamo 17:00
Eshte sfida me e nxehte e cerekfinaleve, jo vetem sepse eshte nje derbi midis dy rivaleve historike, por sepse kete sezon jane dy skuadra qe do te ndajne "thesarin" Kupe-Kampionat. Nese ne kampionat historia eshte disi e gjate, ne kupe, fati beri qe dy ekipet, te cilat po i japin tonin ketij sezoni futbollistik, te perplasen qe ne cerekfinale. Dinamo ka nje avantazh prej dy golash, ndersa Partizani falenderon Devollin, qe u mbajti shpresat gjalle te kuqve. Per me teper, sot ne oren 17:00, ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa", ndahet shapi nga sheqeri.
Lika: Do ta skuqim!
Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, kerkon te ruaje balancat ne prononcimin e tij, por, gjithsesi, eshte lehtesisht e kuptueshme se ia ka qejfi te kualifikohet, madje ai e premton nje gje te tille. "Eshte e veshtire, por do te bejme tonen. Nuk eshte ne gjenin e Partizanit te dorezohet. Kuptohet qe eshte e veshtire, ama ne do te bejme tonen", nis komentin e tij rreth ndeshjes se neserme trajner i kuq. Ditet e pergatitjes se Partizanit per ndeshjen e shumepritur kane kaluar ne heshtje. Askush nuk deshiron te flase dhe te gjithe jane te fokusuar tek ajo qe mund te shnderrohet ne permbysjen e madhe. Te kuqte, sikurse edhe Dinamo, luftojne ne te dy frontet, dhe trajneri Lika e ve ne dukje kete, teksa kembengul me te madhe se nga ana e Partizanit nuk do te kete tolerime, apo gjera te tilla ne kurriz te Kupes per te favorizuar Kampionatin. "Partizani eshte nje skuader qe ka per objektiv fitoren ne te dy frontet. Sapo starton sezoni, te gjithe e dine se ne duam si kampionatin, ashtu edhe kupen. Dua te theksoj fort, qe te gjithe ta dine se ne nuk do te tolerojme. Partizani i kerkon te dy trofete dhe neser (sot) do te bejme me te miren e mundshme qe t'ia dalim mbane", perfundon prononcimin e tij trajneri i Partizanit, Hasan Lika.
Shkurt kampi i kuq
- Blendi Shkembi nuk do te jete i gatshem per ndeshjen e sotme. Korcari ka pesuar nje demtim pikerisht ne perballjen me Dinamon, javen e kaluar dhe nuk eshte rikuperuar ende.
- Partizani prej dy ditesh e ka ngritur kampingun e tij ne Durres. Duket se edhe kesaj here te kuqte jane vertet supersticioze, teksa kete gje e bejne shpesh para ndeshjeve te forta.