E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire muzikologut Ramadan Sokoli

U shua edhe nje prej tyre. Dje iu dha lamtumira muzikologut Ramadan Sokoli, qe dekada te tera te jetes se tij ja kushtoi shpirtit te popullit shqiptar, muzikes folklorike. Te aferm, kolege, miq, personalitete te kultures, u perkulen dje para trupit te pajete te Sokolit, qe u nda nga jeta ne moshen 88-vjecare, duke lene pas gjurme te pashlyeshme me studimet e tij. Jo rralle eshte pagezuar si "kolos i etnomuzikologjise shqiptare", me prejardhje nga nje prej familjeve qytetare shkodrane. Osman Xhatufa, autori i librit per Ramadan Sokolin, tha se s'e ka aspak te lehte te flas ne nje dite si kjo, kur duhet t'i jape lamtumiren. E megjithate, shprehet: "Ne librin tim kam pershkruar gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Ramadan Sokoli eshte nje nder figurat e shquara te kultures kombetare shqiptare, ai ka nje fushe te gjere veprimtarie, e cila perfshin ate pedagogjike, krijimtarine muzikore dhe ne fushen e etnomuzikologjise, qe merret me studimin e traditave tona etnokulturore". Ne krijimtarine muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar kenge per femije, te rritur, pjese instrumentale, por nuk mberriti te vepra te gjinive te medha si opera apo simfonia. Ai ka lene kenge te bukura qe, ndonese kane kaluar 6 dekada, ato kendohen edhe sot. Si "Lulja me ere", e cila ne periudhen e luftes ne Kosove i eshte nderruar teksi ne patriotik, "Zanusha", "Turtullesha", ka shkruar shume romanca dhe vepra pa fund instrumentale. Xhatufa thekson: "Edhe degjuesi me i zakonshem i kupton kur ndesh kenget e tij qe gjendet brenda hapesires shqiptare, sepse njekohesisht ishte studiues i folklorit muzikor shqiptar. Gjithe veprimtarine e tij, ai e bazonte ne traditen popullore". Nje pjese e mire e krijimeve te tij jane botuar, e nje pjese tjeter kane mbetur si relikte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›