Kovaçiç: “Oto na bën më të fuqishëm”

Nga Jagert Dyrmishi
Otto Baric do të drejtojë kuqezinjtë kundër Bullgarisë. Kroati është përmirësuar dhe do të bashkohet me kuqezinjtë në Sofje. Këta të fundit kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit bullgar me një avion charter dhe parashikohet që seancën e parë stëvitore ta zhvillojnë nën drejtimin e Baric. "Sot në mëngjes kam marrë një lajm të mirë, më ka telefonuar Otto që në orën 07.00 dhe më ka njoftuar që do të udhëtojë drejt Sofjes",-ka thënë ndihmnësi i tij, Slavko Kovacic pak caste përpara nisjes nga aeroporti "Nënë Tereza". "Megjithatë unë bashkë me pjestarët e tjrerë të stafit kemi përgatitur gjithcka për ndeshjen ndaj Bullgarisë e Otto sigurisht që do ta ketë më të lehtë",- ka shtuar Kovacic. Kroati premton një skuadër të fortë ndaj Bullgarisë, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv: "Me bashkimin e Ottos në Sofje do të kemi një skuadër më të fuqishme që do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv me cdo kusht. Ne nuk arritëm të shënonim ndaj Sllovenisë ndonëse zhvilluam një lojë të mirë. pikërisht ky fakt na jep zemër për ndeshjen e së mërkuës. ne do bëjmë gjithcka që të mos e humbasim këtë ndeshje. Do kemi një skuadër të fortë".