Kover siguron Berishën: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
HUNGARI - Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare treditore, u prit sot në një takim nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha vlerësoi lart kontributin që parlamentet e të dy vendeve japin në marrëdhëniet midis të dy vendeve, duke e cilësuar rolin e tyre si të pazëvendësueshëm.
Më tej Kryeministri Berisha ritheksoi vullnetin a palëkundur të qeverisë për të ecur përpara me projektin madhor kombëtar të shqiptarëve, integrimit në BE.
“Në këtë kontekst, si dhe pasi pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërësisht të bazuar në meritë.”- u shpreh kryeministri Berisha.
Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit Kover i rikonfirmoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, kryetari Kover u shpreh se ndihej i lumtur që parlamenti hungarez po jep kontributin e tij, në këtë drejtim për konsolidimin dhe zgjerimin e mëtejshëm te këtyre marrëdhënieve.
Duke u ndalur ne situatën politike në Shqipëri, Kover theksoi se shpresonte që opozita në Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike.
(er.nu/BalkanWeb)