E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri shpërthimesh në Irak, mbi 30 viktima

IRAK- Një seri shpërthimesh kanë goditur sot disa qytete të Irakut duke shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të plagosur. Sipas BBC janë të paktën 30 viktima nga shpërthimet e fuqishme që tronditën Kirkukun dhe Qerbelanë.

Dy makina bombë shpërthyen fillimisht në zonën Shiite të Qerbelasë dhe më pas një tjetër makinë bombë shpërtheu në veri të Kirkukut.

Sulmet vijnë vetëm pak përpara samitit të Ligës Arabe që pritet të mbahet në Bagdat dhe forcat irakiane të sigurisë janë venë në gjendje gatishmërie përpara evenimentit. Sulmet koincidojnë gjithashtu edhe me përvjetorin e 9-të të fillimit të luftës në Irak.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›