Raporti i Bankës së Greqisë, parashikime shokuese
ATHINE - Parashikime shokuese për reduktime të reja në pagat e sektorit privat e publik, përmban Raporti i Bankës së Greqisë, që paraqiti Guvernatori i Bankës, Jorgos Provopoulos.
Zvogëlimi i pagave llogaritet mesatarisht në 10%, ndërkohë që Banka e Greqisë pret një recesion të thellë edhe këtë vit rreth 4,5%. Sipas raportit, jo vetëm këtë vit, por edhe në vitin 2013 do të vazhdojnë shkurtimet e rrogave.
Raporti i politikës monetare që iu dorëzua Kryetarit të Parlamentit, Filipos Pecalnikos, nga guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, vlerëson se në vitin 2012 pagat në të gjithë ekonominë do të zvogëlohen nga 8,4% deri 9,2%, dmth një reduktim real apo 9,3% deri në 10,1%.
Në vitin 2013, Banka Qendrore pret një reduktim të mëtejshëm rreth 7%, dmth 3% në sektorin publik dhe pothuaj 9% në sektorin privat.
Në raport nënvizohet nevoja për masa shtesë, duke u fokusuar në shpenzimet dhe më pak tek të ardhurat. Guvernatori i Bankës së Greqisë ngre udhëheqjeve politike të përgjegjësive të tyre për të përmbushur misionin, por duke respektuar marrëveshjet.
Implementimi i vazhdueshëm i programit të ri ekonomik është parametri më kritik që do të përcaktojë suksesin e tij, theksohet në raportin e Bankës së Greqisë për Politikën Monetare 2011-2012.
Në raport vihet në dukje se riorganizimi i sistemit bankar është kushti për rritjen e likuiditetit.
vlerësohet se Gjatë vitit 2013 ka mundësi të fillojë rritja ekonomike pavarësisht nga fakti se parashikon një recesion mesatar prej rreth gjysmë pikë përqindje dhe më tej parashikon se punësimi i përgjithshëm do të bjerë rreth 3% në vitin 2012 dhe niveli mesatar vjetor i papunësisë do të tejkalojë të 19 %.