E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011, KLSH: 6.7 miliardë lekë, dëmi financiar i shtetit

Tiranë- Shtetit shqiptar gjatë vitit 2011 i është shkaktuar një dëm financiar nga institucionet që kap shifren e 6.7 miliardë lekësh. Dhe një rol të madh në këto humbje kanë luajtur kompanitë ‘CEZ’ dhe Albpetrol.

Ka qënë ky konkluzioni i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit i prezantuar sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Dëmi financiar i konstatuar nga KLSH-ja është 6.7 mld lekë. Ky dëm është konstatuar në fushën e prokurimeve pagave dhe shpenzimeve- deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në Komision, duke shtuar se sektorët e prokurime, koncensioneve, projektet e transportit etj, janë veprimtaritë ku shkeljet janë më të medha.

Sipas Leskajt, marrëdheniet me Prokurirnë janë të dobëta sa i takon shkeljeve që evidenton KLSH-ja dhe ndiqen nga prokuroria. Pasi sipas raportit vetëm 10% e rasteve të evidentuar janë ndjekur nga organi i akuzës.

Po ashtu Leskaj ka kërkuar që të ushtrohen edhe kontrolle në Kuvend pasi prej një viti këto kontrolle mungojnë në këtë institucion.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Administrata ka shpërdoruar 11.5 miliardë lekë Tiranë- Megjithëse shteti ka ulur shpenzimet publike, abuzimi me fondin...
  2. Topi propozon Bujar Leskaj si kreun e KLSH së Tiranë -Vetëm pak ditë nga rrëzimi në parlament i propozimit...
  3. KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojmë Leskajn Tiranë – Propozimi i presidentit Bamir Topi për emërimin e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›