E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kranjçar: Presioni i tifozëve vendës ndikoi në humbje

Në stadium tifozët kuqezi kanë qenë pak të “dhunshëm”, ku në një moment të fillimit të pjesës së dytë ata nuk kanë hezituar të hedhin shishe uji në fushë dhe loja është ndërprerë për disa çaste. Grupimi tifozët “Kuq e Zi”, të vendosur në tribunën anësore nuk kanë ngurruar të mbështesin fuqimisht kombëtaren tonë. Fillimisht kanë nxjerrë një fotografi të madhe të policit të vrarë në Mitrovicë pak ditë më parë dhe në të shkruhej: “Lavdi Dëshmorit të Lirisë”. Pak më vonë nuk kanë munguar thirrjet “Shqipëri Etnike”, ndërkohë që ka patur edhe thirrje kundër Serbisë, në fakt pa shumë lidhje këto, sepse ndeshja luhej ndaj Malit të Zi. Por trajneri i përfaqësueses së Malit të Zi, Zllatko Kranjçar, pikërisht këtu e sheh shkakun e humbjes së ekipit të tij. “Kemi luajtur mirë përgjithësisht. Ndonëse pësuam gol të parët, arritëm ta përmbysim rezultatin. Edhe pas golit të dytë, patëm dy momente për të shënuar edhe golin e tretë që do ta mbyllte ndeshjen. Pas këtij momenti, ndodhi incidenti me tifozët shqiptarë, gjë që solli njëfarë presioni psikologjik te futbollistët tanë. Pikërisht këto momente na sollën edhe humbjen tonë, sepse më pas Shqipëria shënoi dy gola fatlumë çka i dhanë fitoren asaj.” Tha Kranjçar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›