E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar: Unë më i mirë se Lionel Messi

Ylli i ri brazilian, Nejmar, duket se ka ambicie të mëdha për karrierën e tij të mëtejshme.

Ai gjatë kësaj vere është në qendër të vëmendjes së medieve, kurse për shërbimet e tij janë të interesuara Reali i Madridit, Çelsi, Barcelona, Juventusi dhe Paris Sen Zhermeni.

“Mund të jem i mirë si Mesi, ndoshta edhe më i mirë. Jam i sigurt për këtë”, ka theksuar Nejmar. Megjithatë, braziliani nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij. “Jam i përqendruar vetëm në skuadrën e Santoshit dhe në kombëtare. Të shohim sesi do të shkojnë gjërat më vonë. Nuk duhet të brengosem aspak për të ardhmen”, ka shtuar braziliani. Por ndërkohë një konflikt mediatik është në qendër të vëmendjes, ku një nga protagonistët është pikërisht ylli i ri Brazilian i Santoshit, Nejmar dhe një tjetër yll i Barcelonës, Sançez. Lojtari i ri i Barcelonës dhe ai i Santoshit, Nejmar e Sançez kanë krijuar shumë debate por asnjëherë debati nuk ka qenë mes dy lojtarëve por më shumë ka qene mediatik. Sançez, lojtar i Barcelonës, kaloi formë fenomenale me Udinesen, por nuk dihet si do veprojë me skuadrën katalanase. Kurse Nejmar i shumë kërkuar nga skuadra e Realit, por ende asgjë nuk dihet për të ardhmen e tij. Sançez, i cili me Udinesen kaloi formë të jashtëzakonshme, u kërkua nga skuadra të mëdha evropiane, por ai zgjodhi Barcelonën, ku edhe momentalisht ai luan. Por ende nuk ka luajtur lojën e parë me klubin katalanas edhe pse ka filluar stërvitjet e tij. Loja e tij e parë pritet të jetë kundër Realit në Superkupën Spanjolle. Kurse Nejmar me Brazilin nuk tregoi asgjë, por me Santoshin ende vazhdon me formë të jashtëzakonshme dhe ende kërkohet nga Reali. Por ky vetë deklaroi se Barcelona është klubi më i mirë në botë dhe pse ai nuk mund të bashkohet me Barcelonën?. Shumë shpejt pritet të sqarohet e ardhmja e tij, e cila do vazhdojë diku, po se ku nuk dihet ende. Duke marrë parasysh format e tyre pothuajse lojtarët janë të njëjtë, por Sanchez është lojtar me më përvojë se ylli i ri brazilian që i jep më shumë vlerë kilianit Sançez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›