E Diel, 1 Nëntor 2026

Krantja: Ndjej frymemarrjen e publikut, edhe kur salla eshte ne heshtje



Ne kuader te aktiviteteve qe po zhvillohen me rastin e 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar, "Koncerti Simfonik i Pranveres", i cili tashme eshte kthyer ne nje tradite te pervitshme per Forcat e Armatosura, shenoi nje hap me te larte cilesor te Orkestres Frymore te FA. Ekzekutimi dhe interpretimin mjeshteror e profesional i veprave muzikore shqiptare dhe te huaja, tregoi per nje arritje tjeter te suksesshme. Koncerti u dirigjua nga dirigjenti i mirenjohur, "Artisti i Merituar", Ermir Krantja, te cilit i morem kete interviste.

"Koncerti Simfonik i Pranveres", ishte ai qe hapi siparin e aktiviteteve per vitin 2012, qe po zhvillohen ne kuader te 100-vjetorit te krijimit te shtetit shqiptar, donim te percillnim dicka me teper per lexuesin e gazetes "Ushtria", lidhur me kete aktivitet.

Dua te theksoj qe me "Koncertin Simfonik te Pranveres", ne kemi hapur siparin e aktiviteteve vjetore edhe me perpara. Por une jam perpjekur ta thyej kete tradite duke dashur te krijoj nje sezon artistik te rregullt, te programuar edhe me logjiken tematike artistike qe i pergjigjet eventeve te rendesishme te ketij viti, jubileut te madh, 100-vjetorit te Pavaresise dhe 100 vjetorit te krijimit te ushtrise. Pra, si nje aktivitet nga me te rendesishmit e vitit, tashme me nje tradite te veten eshte i nje rendesie te vecante, por OFFA ne menyre te rregullt ka bere nje program artistik sezonal duke perfomuar cdo muaj se bashku me grupet e vogla qe bejne pjese ne to. Koncertet, kane filluar ne muajin tetor te vitit te kaluar dhe tani ne vitin aktual 2012, formacionet e kesaj orkestre kane vazhduar me performimin e tyre ne janar, (ansambli i harqeve, pjese perberese e kesaj orkestre), ne muajin shkurt nje koncert i tere orkestres me dirigjentin Halim Teqja dhe tani per te ardhur ne kete event, "Koncertin Simfonik te Pranveres". Ky koncert finalizon hapjen e aktiviteteve posacerisht te menduara per 100-vjetorin festen e rendesishme per te gjithe shqiptaret. Qellimi im eshte qe ne Shqiperi te ndryshoje mentaliteti ekzistues per nje orkester frymore, pra njerezit duhet te kuptojne qe orkestra frymore nuk eshte vetem per te perfomuar ne rruge, ose per te bere sherbimin ceremonial (qe eshte nje pjese shume e rendesishme e aktivitetit te kesaj orkestre), perkundrazi eshte nje orkester simfonike ekuivalente me orkestrat e teatrove edhe pse pa ekzistencen e harqeve, pra eshte nje ansambel profesionist orkestral qe eshte ne gjendje te transmetoje mesazhe te rendesishme duke ekzekutuar me te njejtat cilesi profesionale te nje orkestre te nje teatri. Interesi i publikut i demonstruar ne aktivitete qe kjo orkester ka bere vitin e fundit, pra nje pjesemarrje jo vetem sasiore, por edhe kualitative e shoqeruar me vleresime te artisteve me te shquar shqiptare, demonstron qe iniciativa e marre ishte e drejte dhe qellimi plotesisht i realizuar.

Ju keni disa bashkepunime me Orkestren Frymore te FA dhe "Koncerti Simfonik i Pranveres", tashme eshte kthyer ne nje tradite te pervitshme qe shenoi nje tjeter arritje te suksesshme, si ndjeheni ju ne punen me kete orkester?

Kur iu futa kesaj pune nuk pata asnje dyshim per rezultatin. Pervoja 44-vjecare si dirigjent, me 40 orkestra shqiptare dhe te huaja ne Europe dhe SHBA, si dhe nje pervoje e re e perftuar vitet e fundit nga orkestra frymore te huaja, me ngacmoi qe te mendoj shume seriozisht, per te shpalosur vlerat e ketyre muzikanteve, komponente te OFFA-s. Pata nje besim te patundur per realizimin e qellimit nga bindja qe krijova edhe nga disa audicione te meparshme te orkestres. Mendoj qe te tre koncertet e pranveres ne menyre te meritueshme kane krijuar ate qe tashme te quhet tradite, si nje event i kerkuar nga publiku. Te gjitha keto koncerte kane ardhur ne rritje dhe interesante eshte te thuhet se ato nuk kane perseritur njeri tjetrin, ne strukturen e programeve, ne menyren e konceptimit dhe te paraqitjes. Ne kete kendveshtrim une them se nga i pari te i dyti, u pa nje diferencim i dukshem dhe ne koncertin e fundit mendoj se u be nje shkeputje e rendesishme e ekzekutimit dhe interpretimit te veprave, gje qe deshmon edhe per nje maturitet te vazhdueshem te vete muzikanteve te orkestres te cilet me keto programime te nje sezoni te rregullt sezonal kane fituar nje eksperience te re krijuese dhe nje besim ne vetvete.

Pame se gjate shfaqjes koncerti u ndoq me mjaft interes nga te pranishmit, gjithashtu veprat qe u interpretuan nga Orkestra Frymore e FA, ishin te autoreve vendas dhe te huaj. Dicka rreth perzgjedhjes se tyre?

Ka gjithmone nje motiv ne perzgjedhjen e nje programi, pra se pari duhet te mendosh mesazhin qe duhet te transmetosh, se dyti elementet me te cilet do te realizosh kete mesazh, (krijimtaria dhe orkestra me te cilen ti bashkepunon), se treti publikun te cilit duhet t'i transmetosh mesazhin tend. Sic e permendem me siper duke qene pjese integrale e jubileut te madh, duhet edhe te perfaqesonte krijimtari pa dyshim shqiptare dhe te trevave jashte Shqiperise, si dhe pjese te huaja te nje repertori te njohur dhe shume te veshtire me te cilin do te mundja te evidentoja edhe vlerat e padiskutueshme te muzikanteve te orkestres, (Karl Orff, Carmina Burana, Baleti Kopelia, Suite e kompozitorit Leo Delibe dhe vallet hungareze te Brahmsit). Sic jeni ne dijeni programi permbante vepra shqiptare, kosovare dhe muzike qe vjen nga arbereshet. Rendesi te madhe kane edhe solistet, te cilet ishin te perzgjedhur nder artistet me garanci te padiskutuar profesionale, si soprano Marjana Leka, trompisti Isak Shehu qe u paraqit edhe me dy nxenesit e tij, R. Foci dhe Xh. Daja dhe fagotisti Fatos Jaho.

Gjate dirigjimit te nje vepre, ju krijoni marredhenie organike vetem me orkestren apo edhe me spektatorin ne salle?

Me kalimin e viteve, cdo artist krijon personalitetin e vet artistik qe ka te beje me dhuntine natyrore, e cila lind bashke me njeriun dhe, me kultivimin e kesaj dhuntie qe lidhet me rritjen e informacionit te vazhdueshem, qe ka te beje me fushen e tij profesionale, me kendveshtrimin, me te cilin artisti e percepton nje veper arti, gje qe percakton konceptin e tij mbi kete veper arti dhe ne kete moment ai eshte ne gjendje te shprehet ne publik me ate qe quhet individualitet artistik i paperseritshem. Pra, eshte ky element i fundit qe percakton nivelin e nje artisti. Rendesia e zgjedhjes se repertorit e eksperiences skenike, e nivelit teknik profesional, raporti qe krijon artisti me vepren qe do te luhet, bashkepunetoret e tij dhe me publikun percakton forcen, me te cilen artisti shprehet. Pra, jane tre elemente, pa te cilet nuk mund te realizohet mrekullia e te qenit ne skene, vepra, artisti interpretues dhe publiku. Nga eksperienca ime e gjate ne skene une arrij te ndjej frymemarrjen e publikut, edhe kur salla eshte ne heshtje te plote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›