E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e biznesit, qeveria premton tjeter ulje Rozeta Rapushi



Taksat jo vetem qe nuk do te rriten, por po studiohen menyra qe ato te ulen me tej. Ky eshte premtimi qe kryeministri Sali Berisha beri dje, gjate nje takimi me perfaqesues se biznesit shqiptar nen sloganin "Nje Shqiperi konkurruese", ku u diskutuan hapa te metejshem per permiresimin e klimes se biznesit dhe rritjes se konkurrueshmerise. "Ne jemi qeveri e percaktuar per taksen e ulet, ne jemi te vendosur ta konsolidojme ate dhe ju garantojme juve se jo vetem se nuk do te kete rritje taksash, por po studiohet e do te kete ulje te metejshme te tyre. Ne besojme se taksat e uleta jane shume here me te dobishme per shoqerine, sesa taksat e larta", - u shpreh Berisha para perfaqesuesve te biznesit. Kjo, sipas kryeministrint, per faktin se bota perjetoi krizen me te thelle, pas viteve '30 te shekullit te kaluar, jo se u gjet me taksa te uleta, por se u gjet me taksa te larta. Duke ironizuar edhe me propozimet e opozites, Berisha theksoi se te gjithe ata qe mendojne se do ta sherojne ekonomine duke shkaterruar te pasurit, nuk bejne gje tjeter vecse mendojne te rikthejne ato cikle qe u provuan me rrenimtaret ne historine e njerezimit. "U rikujtoj ketyre zoterinjve, se komunizmi ka filluar me NEP-in dhe thirrjet e tyre te kujtojne koherat e NEP-it, por ajo qe eshte faktuar ne menyren me te sigurt eshte se te varfrit nuk ndihmohen kurre duke shkaterruar te pasurit, ne nje vend te lire. Ndaj, ne nuk besojme ne dogmen marksiste te taksave te larta. Ne jemi e do te bejme gjithcka per te ruajtur pozicionin e nivelit te vendit me taksa nder me te uletat ne bote", - argumentoi kryeministri. Duke hyre me ne detaje, kryeministri permendi se ne Shqiperi, per te filluar biznesin, nevojiten pese procedura. Tashme, sipas tij, mendohet qe keto te thjeshtohen ne dy procedura, do te eliminohet noterizimi i dokumenteve, vula e kompanise dhe parapagesa e taksave ne bashki, duke ftuar edhe biznesin te jape sugjerime ne kete aspekt. Berisha u ndal edhe tek procedura e lejeve te ndertimit. Sipas tij, ne vendin tone lejet e ndertimit kane qene ne krye te shtylles se turpit ne bote dhe kjo jo per shkak te Shkodres a Vlores, sepse keto bashki, sipas Bankes Boterore, kane qene ne standardet nderkombetare te Londres e Parisit, por per shkak te kryeqytetit. "Per lejen e ndertimit duheshin 436 dite. Ne nje kohe qe Singapori e ka 36 dite. Nuk kishte dhe nuk ka mesazh me negativ per investitoret, kur ai mendon se per te marre nje leje ndertimi duhet te harxhoje nje vit e gjysme dhe kur e mendon kete per Tiranen, mendoni se cfare mund te imagjinoje per periferite e Shqiperise, cka, ne fakt, ishte e kunderta", - riktheu ne vemendje kryeministri. Keshtu, sipas tij, nga 23 procedura do te mbeten vetem 5 dhe afati i lejes se ndertimit do te jete 35 dite. Berisha shtoi se bashkite do te ngrene "One stop shop" per marrjen e lejes dhe do te jene ato qe do te garantojne lejet per energjine, ujesjellesin, linjat telefonike dhe te gjitha burokracite e tjera. Pra, nuk do te jete me ndertuesi, ai qe do te vrapoje pas ketyre zyrave. "Me keto reforma, ne beme qe Shqiperia ne disa nga treguesit e klimes se biznesit te qendroje ne 10 vendet e para te planetit dhe ne disa te tjere te qendroje ne 20 vendet e para te tij. Sikunder ne ndonje prej tyre te gjendet ne pozicionet me te papershtatshme. Sot eshte jetike nje pakete e re reformash, eshte vendimtare nje perpjekje e re per ta bere edhe me kompetitive ekonomine shqiptare", - theksoi kryeministri gjate takimit me perfaqesuesit e biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›