Bankat, me 250 milione euro ne rrezik Nga Renate Graber
Kompania "Decometal" me baze ne Steir (Republika Austrise) per aktivitetin e saj minerar ka marre nje borxh te larte prej rreth 250 milione euro nga bankat austriake, ku pjesen kryesore e mban "Raiffeisen". Familja Depisch, pronare e kompanise ka ceduar menaxhimin e kompanise ne duart e Erhard Grossnigg.
Kjo kompani e njohur si model ne Austri me situaten e saj financiare ka vene ne veshtiresi te medha disa banka te medha austriake. Kompania "Decometal GmbH", e cila permes nje fondacion privat zoterohet nga themeluesi 90-vjecari Herbert Depisch operon ne tregtine nderkombetare te mineraleve ka marre nga bankat rreth 250 milione euro borxh. Prej tyre, rreth 60 milione jane borxhe per t'u shlyer brenda vitit 2013.
Kredite ishin marre me afat te shkurter (njevjecare) dhe do te duhej te paguheshin ne fund te vitit, detyrim ky qe shoqeria nuk arriti ta permbushe. Problemi eshte qe kompania "Decometal", e cila kishte eksperience ne tregtimin e lendeve te para te mineralit, filloi disa vite me pare te investonte ne miniera, ndonese jashte fushes se saj te zakonshme te aktivitetit ne vende te tilla si Australia, Kanadaja, Afrika e Jugut dhe Shqiperia.
Disa prej investimeve afatgjata, te cilat u financuan me mjete afatshkurtra si aktivitet tregtar nuk mund te ishin te suksesshme. Disa miniera nuk jane perfunduar ende, prandaj nuk mund te ofronin asnje lende te pare per tregti (qe ne fakt perbente idene e kesaj sipermarrjeje). Per me teper, ne kompanine "ACR" qe ushtron aktivitetin minerar ne Shqiperi, u zhvillua nje greve dhe pati edhe nje shperthim qe rezultoi me nje te vdekur.
Si rezultat i mungeses se pervojes ne miniera, ky aktivitet rezultoi nje biznes i gabuar (qarkullimi i vitit te kaluar 350 milione Euro, EBIT 4.2 Euro).
Borxhi ndaj "Raiffeisen", 140 milione euro
Bankat te udhehequra nga Raiffeisen Bank International realizuan nje marreveshje me klientin e njohur te tyre. Bankat vendosen te zgjasin afatin e pageses se kredise dhe i dhane shtese edhe 25 milione euro. "Kjo kredi prej 25 milione euro e quajtur 'Bridge Loan' me afat deri ne fund te vitit 2012 u dha me qellimin qe te kalohet situata e krijuar dhe te gjendej nje zgjidhje per ristrukturimin e borxhit", - thote nje i perfshire ne kete ceshtje. Pervec kesaj, disa nga bankat jane direkt pronare ne kompani: Raiffeisen Landesbank (RLB) Upper Austria (nepermjet kompanise se saj investuese), me dhjete per qind Steiermärkische Bank und Sparkassen AG me 2.7 per qind dhe ÖVAG, me 1.53 per qind.
Pjesa me e madhe te borxhit rreth 140 milione euro eshte dhene nga Raiffeisen. Banka tjeter RLB Steiermark ka financuar rreth 40 milione euro, 30 milione te tjera jane financuar nga Steiermark Hypo, e cila zoterohet me 75 per qind RLB Steiermark. Fitimi i vitit 2010 te RLB prej 45.000.000 euro mund te jete i rrezikuar edhe pse banka vete nuk shprehet. RLB Austria e siperme ka dhene 40 milione euro borxh, ndersa Raiffeisen Zentralbank ka dhene rreth 30 milione euro. Kjo e fundit thote se kredia e saj eshte siguruar me magazinat e kredimarresit dhe nuk mund te quhet humbje.
Pjesa tjeter e borxhit eshte e ndare mes Bankes Erste Group (rreth 50.000.000 €), Banka Austria prej 30 milione euro), ÖVAG (20 milione euro) dhe Steiermark, me rreth dhjete milione.
DCM, e cila deri se fundmi eshte drejtuar nga zonja Rohtraut Skatsche Depischs e bija e Z. Depisch, tani po perballet me ndryshime te thella. Shefja e deritanishme u terhoq nga drejtimi i kompanise dhe qe nga nentori drejtohet nga Erhard Grossnigg. Ai paraqiti financuesve nje koncept qe e kane pranuar ne menyre unanime.
Si rezultat kompania "DCM" per te krijuar likuiditete duhet te shese disa nga kompanite prodhuese. Bordi Mbikeqyres i udhehequr nga ish-bankieri Rene Alfons Haiden eshte shperbere. Tani nje bord keshillimor, i kryesuar nga Iro Reinhard (Treibacher AG) dhe Michael Schur eshte aktiv. Per kete vit, sipas informacionit, pritet qe "DCM" ta mbylle me humbje.