Deputetët turq luftojnë për ligjin e arsimit
Truqi- Parlamenti turk ka miratuar ditën e djeshme ligjin që i lejon prindërit të çojnë fëmijët e tyre në shkollat e mëparshme islamike.
Ligji i reformës në arsim shton afatin nga 8 në 12 vjet dhe i lejon fëmijët të shkojnë në shkolla profesionale që prej moshës 10-vjeçare.
Partia në pushtet AK tha se ligji do të thotë se nxënësit do të qëndrojnë më gjatë në shkollë, por turqit laik e shohin atë si një pjesë të planit për të rritur ndikimin fetar. Ditën e djeshme deputetët e parlamentit ‘luftuan’ me njëri-tjetrin gjatë diskutimit të pr/ligjit çka u ndoq edhe nga protesta.
Të enjten polica përdori topa me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin turk Ankara. Të premten 295 nga 550 deputetë e votuan pr/ligjin dhe 91 e kundërshtuan atë. Ky ligj përmbysi atë të viti 1997 i cili ndalonte fëmijët nën 15 vjeç të ndiqnin shkolla fetare.
Opozita ka akuzuar kryeministrin, Tayyip Erdogan se po përpiqet të ngrejë ‘rininë fetare’. Erdogan ka mohuar se duan të imponojnë vlerat ismlame për bashkëatdhetaret e tij, ai ka thënë se është i angazhuar për laicitet në arsim, por jo në kurriz të turqeve që dëshirojnë t’i shprehin bindjen e tyre fetare sa më hapur. Duke shtuar se miratimi i ligjit është një fitore për demokracinë.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Një shkollë për fëmijët autikë! Prindërit padisin Ministrinë e Arsimit Tiranë – Një numër i konsiderueshëm fëmijësh autikë që këtë...
- Tragjedia në Durrës, ndërpriten kërkimet për marinarët turq Durrës- Kërkimet për gjetjen e shtatë trupave të marinarëve turq...
- Deputetët britanikë: Murdoch gënjeu për përgjimet Britani- James Murdoch u lajmërua me shkrim për seriozitetin e...