E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasic 2 ndeshje skualifikim

Lojtari i Juventus Milos Krasic eshte skualifikuar per dy ndeshje me ane te proves Televizive.

Serbi i cili do te mungoje ndaj Cesena dhe Milan ka paguar simulimin ne zone qe beri ne ndeshjen kunder Bologna-s te dielen e kaluar.

Rrezimi ne zone mashtroi arbitrin De Marco i cili akordoi penallti per bardhezinjte.

11-metershi i goditur nga Iaquinta u prit me pas nga Viviano dhe ndeshja perfundoi ne barazim 0-0.

Gjykatesi sportiv e ka konsideruar simulimin e Krasic si gjest antisportiv dhe e ka denuar me minimumin e mundshem dy ndeshje pezullim.

Juventus ka vendosur te apeloje vendimin duke u mbrojtur se ne hedhjen ne zone te Krasic nuk kishte paramendim por ishte dicka instiktive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›