E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani Milan do te luftoje per titullin

Me kete ekip Milan ka detyrimin per te luftuar per kampionatin shprehet administratori i deleguar i Milan Adriano Galliani.

Ndoshta vuajtem me shume sec duhet ne fund te ndeshjes. Me nje lojtar me shume Milan duhet ta kishte kontrolluar me mire ndeshjen por mbetet nje fitore shume e rendesishme deklaron Galliani ne lidhje me fitoren e djeshme te Milan ndaj Napoli.

Milan do te luaje te shtunen kunder Juventus sfide ne te cilen do te mungoje mesfushori bardhezi Krasic i skualifikuar per dy ndeshje pas simulimit ne Bologna.

Nuk eshte avantazh per Milanin mungesa e Krasic. Ne vend te serbit do te luaje dikush tjeter dhe Juventusi mund te fitoje ndeshjen me nje gol te zevendesuesit te tij perfundon Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›