E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Samadraxhë për motive të ulëta

(E plotësuar) Policia Rajonale e Prizrenit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se, sot hetuesit rajonal kanë arrestuar të dyshuarin V. M. nga Ratkovci i Rahavecit sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, për motive të ulëta ta ketë vrarë Isa Krasniqin në fshatin Samadragje të Suharekës.

I dyshuari e ka fshehur kufomën pran vreshtave duke e mbuluar me hardhi rrushi. Policia ka sekuestruar edhe veturën e cila ka qenë e përfshirë në rast si dhe disa dëshmi tjera relevante që hedhin dritë mbi ngjarjen. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për masën e ndalimit policor./Indeksonline/

------

Policia rajonale e Prizrenit sapo ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur me 16 të këtij muaji në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Burimet e Indeksonline brenda policisë tregojnë se, i dyshuari është duke u intervistuar në stacionin policor dhe më vonë do të vendoset për masën e paraburgimit.

Në mesin e qershorit, policia kishte gjetur një trup të pajetë që dyshohej që ishte vrarë me mjetë të mprehta.

Për shkak të dekompozimit, identifikimi i viktimës ende nuk është bërë ndërkohë policia ka nisur hetimit për zbardhjen e këtij rasti.

Trupi i pa jetë ishte gjetur i mbuluar me thupra të hardhisë së rrushit dhe është dërguar për autopsi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›