E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi, e majta thellon kryesimin

(E plotësuar) Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele, në të gjitha Komisionet Zgjedhore Zonale vazhdon numërimi i votave, ndërsa procesi përfundoi në Dibër dhe Korçë.

Në të gjithë vendin rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit nxjerrin fitues koalicionin e mjatë të drejtuar nga Partia Socialiste.

Duke iu referuar rezultateve, opozita siguron deri në 84 mandate, një rezultat që nuk ishte parashikuar as nga vetë drejtuesit e saj dhe që e shndërron atë në një forcë kushtetuese në Parlament.

Ndërsa të djathtet kanë marrë 54 mandate. Thuajse në çdo qark mazhoranca ka lëshuar mandate.

Është Shkodra që duhet të ketë prodhuar rezultatin më surprizë, duke përmbysur raportin në 6 mandate me 5 për të majtën, një rezultat që çon për herë të parë të majtën në avantazh në këtë qark.

Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste është në avantazh deri tani edhe thuajse në të gjitha qarqet e veriut, përfshirë Kukësin.

Në Fier rezultati i deritanishëm tregon për epërsi të dukshme të opozitës, duke shkuar drejt rezultatit 11 me 5 mandate, ndërsa në Gjirokastër, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marrë vetëm 1.

Ndërkohë, me rezultatet e deritanishme raporti i mandateve për Tiranën është 19 për koalicionin e majtë dhe 13 për të djathtën, në Berat raporti është 6 me 2, në Vlorë 8 me 4, në Elbasan 8 me 6, në Durrës 7 me 6, në Lezhë 4 me 3, në Dibër 3 me 3, në Korçë 7 me 5 dhe në qarkun e Kukësit 2 me 2.

Në Elbasan ka gjasa për kalimin e një mandati nga PD tek PS, duke e çuar ndarjen në 9 me 5. Ndërkohë, mandati i PR dhe ai i PDIU në këtë qark janë të përcaktuar.

Proçesi i numërimit vazhdon edhe në Tiranë, edhe pse me ritme më të ngadalta ku sërish rezultati është dukshëm në favor të koalicionit të majtë. Ndërkohë që shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje janë zyrtarizuar në 53,75 %.

--------------

Është numëruar pothuajse gjysma e fletëve të votimit në rang vendit dhe epërsia e koalicionit të majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste vazhdon të thellohet ndaj koalicionit të djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Ndarja paraprake e mandateve, koalicioni i majtë ASHE 84, koalicioni i djathtë APMI 56.

Kjo konfirmohet edhe në të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në tabelën e tij elektronike ku raportohet se janë numëruar 49 përqind e fletëve të votimit në shkallë vendi.

Por ajo që vihet re është një ngadalësim i procesit të numërimit, kjo për shkak të lodhjes së ekipeve numëruesve që në shumë raste kërkojnë emërime të reja. KQZ ka ndërhyrë dhe ka bërë këto emërime në disa KZAZ, ndërsa në të tjera pritet të ndërhyhet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›