E Diel, 1 Nëntor 2026

Degradimi i Prevallës, ngritën pesë kallëzime penale

Sylë Morina dhe kompania “Fanaj Inxhinjering”, Haxhi Muca, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, Burim Sallauka, pronar i restorant “Koha”, Besim Kokollari, pronar i villa “Marsit” dhe villa “Uron” dhe Kemajl Bekteshi, pronar i vikend shtëpizës në Prevallë, nuk e kanë zbatuar vendimin e ministrit nr. 1498/13 të datës 3 Maj 2013, pika 2 me të cilin ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e parkut nacional “Sharri” për afat të pacaktuar.

Të njëjtit kanë hequr shiritat e vënë përreth objekteve të tyre nga inspektorët e MMPH-së, me çka kanë kryer vepër penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapsinor kërkon nga Prokuroria Themelore në Prizren që në afat sa më të shpejt të hapë procedurat gjyqësore kundër 5 operatorëve të lartëcekur.

Ministri I MMPH-së Dardan Gashi është i vendosur në ndaljen e degradimit të fshatit turistik “Prevalla” dhe përmirësimin e gjendjes aktuale duke apeluar tek të gjithë pronarët e objekteve në atë zonë, të respektojnë vendimet dhe ligjet e Republikës së Kosovës, përndryshe, shkelësit, do të përballen edhe me dënime me burgim, sipas ligjeve në fuqi./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›