Krasniqi: Me dëshirë do ta pranoja postin e Presidentit
PRISHTINE-Jakup Krasniqi, ushtruesi detyre i presidentit të Kosovës shpreh dëshirën ta pranojë postin e Presidentit të Kosovës nëse ky do të ishte vullneti i partive të tjera politike. Në një intervistë për Evropa e Lirë, Krasniqi I pyetur nëse do të mbante postin e Presidentit të Kosovës, nëse zgjidhej si i tillë, u shpreh “Unë mendoj se nga puna që kam bërë gjatë tërë këtyre viteve në skenën politike në Kosovë, e në mënyrë të veçantë nga udhëheqja në Kuvend, kam krijuar mbështetës edhe jashtë Partisë Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, përcaktues është vendimi që del nga organet e PDK-së, një vendim është marrë në kryesinë e PDK-së. Do të thotë, është përsëritur fakti që kandidat për kryeministër është kryetari i partisë, zoti Hashim Thaçi, dhe kandidat i PDK-së për postin e presidentit është sekretari i përgjithshëm, që në këtë rast jam unë.
Nuk e kundërshtoj nëse është vullneti. Kjo nuk varet vetëm nga Partia Demokratike, në fakt, kjo varet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës se fundi i fundit kjo pozitë, ky post, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe nëse është edhe vullneti i partive tjera politike në Kuvend që unë ta ushtroj atë pozitë, unë do ta pranoja me dëshirë”.
Ndërsa i pyetur sesa e konsideron ai se do të jetë i qëndrueshëm koalicioni i ardhshëm, Krasniqi thotë se jo përherë numrat përcaktojnë fuqinë e një koalicioni.
“Është e ditur se koalicioni sa më shumë numra që të ketë, është më i fuqishëm. Por, jo gjithherë numrat e përcaktojnë fuqinë e një koalicioni. Edhe përcaktimi i njerëzve në vendet e caktuara, korrektësia dhe niveli i marrëveshjes mes subjekteve politike të koalicionit janë ato që përcaktojnë ndoshta më së miri fuqinë politike qeverisëse dhe stabilitetin e një kabineti qeveritar”.
(d.b/BalkanWeb)