Kosovë, virusiA/H1N1 shkaktonviktimën e dytë
PRISHTINE- Është regjistruar edhe viktima e dytë këtë vit nga gripi A/H1N1. Një 16-vjeçar nga Podujeva është viktima si pasojë e këtij gripi. Ai ka humbur jetën të shtunën në orën 15:30 në QKUK.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka konfirmuar për mediat vdekjen e pacientit që ishte shtruar në Klinikën Infektive. Sipas zyrtarëve të QKUK-së, deri më tani në Kosovë janë të regjistruara 156 raste me gripin e derrit.
Në janar të këtij viti një 46-vjeçare nga Prishtina humbi jetën në Klinikën Infektive nga ky grip.
(e.n/tg/BalkanWeb)