Kosovë, bisedimetpër koalicionindo të vazhdojnë
PRISHTINË- Bisedat për koalicionin qeverisës, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, të para në Kosovën e pavarur, mbetet të vazhdojnë javën e ardhshme, meqë gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë njoftim zyrtar për vazhdimin e takimeve PDK-AKR.
AKR njoftoi zyrtarisht të shtunën se "në kuadër të bisedimeve për koalicionin e mundshëm në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe Partisë Demokratike të Kosovë, u mbajt takimi i dytë i radhës në mes të përfaqësuesve të dy subjekteve politike lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes".
Bëhej e ditur se "nuk ka pasur diskutim për ndarjen e dikastereve apo funksioneve qeverisëse" dhe se "takimet e radhës në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe PDK-së, do të zhvillohen në ditët në vazhdim".
Mbledhja konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më 24 shkurt, është njoftuar këtë javë pas një takimi të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga Legjislatura III, bashkë me përfaqësues të partive politike që do të kenë grupe parlamentare në Legjislaturën IV.
Deri në këtë fundjavë është bërë regjistrimi i shumicës së 120 deputetëve të Legjislaturës IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që spekulimet mediatike vazhdojnë, Televizioni publik i Kosovës pak më parë, duke iu referuar burimeve partiake, konfirmonte se sot nuk është zhvilluar asnjë takim PDK-AKR.
(e.n/ata/BalkanWeb)