Krasniqi Mocioni kushtet te plotesuara
Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka deklaruar se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit Thaci eshte teresisht i rregullt.
Ne nje interviste per te perditshmen Express Krasniqi eshte shprehur se nese mocioni do te miratohet atehere menjehere ai do te shperndaje Parlamentin dhe do te beje vendin gati per zgjedhje.
Ceshtja e mocionit parashikohet me Kushtetute dhe nga rregullorja e Kuvendit. Ai eshte nenshkruar nga 40 deputete ose nga nje e treta prej tyre. Pra kushtet per kete mocion te iniciuar nga AKR jane te plotesuara ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka vleresuar se koha me e pershtatshme per mbajtjen e zgjedhjeve eshte gjysma e pare e dhjetorit dhe ka nenvizuar se buxheti dhe strategjia e PTK-se do te miratohen ne Parlamentin e ri.